PAJTIMI SERBI-KOSOVË

PAJTIMI DHE FALJA NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS

Si të fillojmë?

A është e afër pajtimi dhe paqja ndërmjet SERBISË dhe KOSOVËS?

Pajtimi është definuar si “veprimi që i bënë dy njerëz ose grupe që të bëhen miq

përsëri pas një fjalosje ose mospajtimi” nga Fjalori i Mirriam-Uebster. Pajtimi nuk është një tipar i zakonshëm në Ballkan dhe kjo i aplikohet si Serbisë ashtu edhe Kosovës. Edhe pse historia e botës na tregon se pajtimi përmes kompromiseve sjell gjithmonë rezultate fitimtare dhe është e vetmja mënyrë për të arritur marrëdhënie miqësore, këto dy kultura politike duket se nuk i vlerësojnë ose ҫmojnë ato.

Megjithëse ekziston një mungesë e përvojës në lidhje me pajtimin dhe kompromisin, për ҫfarëdo arsye të pashpjegueshme, kam besim se rinia dhe brezi i ri në Serbi dhe Kosovë mund ta shohin situatën aktuale politike me mendje të hapura. Nuk janë aq thellë të infektuar nga ngarkesa negative sa brezat e tanishme dhe të mëparshme i kanë pasur në bagazhin e tyre politik.

Jam i mendimit se brezi i ri do t’i qaset problemeve aktuale me mendje të hapur bazuar në fakte të vërteta në terren si dhe me një perspektivë për veten, si dhe të nevojave të pasardhësve të tyre të tanishëm e të ardhshëm.

Duke pasur një çasje të paanshme ata do të kenë mundësi të gjejnë të vërtetën për vetën e tyre pa qenë të ndikuar nga pozicionimi politik i qeverive të tyre përkatëse.

Kjo njohuri e sapofituar me shpresë do t’i ҫliroj ata nga ndikimet e shtypjes së vazhdueshme dhe frikës nën të cilën etërit e tyre po jetonin, në këtë mënyrë duke i aftësuar ata që të marrin një qëndrim për të vërtetën dhe të ndërmarrin hapa drejt paqtimit.

Cilat elemente çojnë peshë kur është në pyetje pajtimi dhe falja?

Aktivitetet aktuale dhe të mëparshme të iniciuara nga UNMIK-u, EULEX-i dhe autoritetet tjera të ndërlidhura me procesin e pajtimit kanë pasur pak ose fare ndikim. Cilat janë elementet që duket se u kanë shpëtuar? Kjo iniciativë do të përqendrohet në këto dështime, parësisht duke i identifikuar pjesët themelore të restaurimit që mund të ҫojnë në pajtim dhe falje.

Elementi i parë padyshim është rëndësia e gjetjes së afërsisht 1650 viktimave civile akoma të humbura, me siguri të varrosur në varre masive diku. Familjet e ndikuara tashmë kanë vuajtur tepër gjatë.

Elementi i dytë është dalja përpara e autorëve të krimeve dhe dëshmitarëve të mundshëm të krimeve të kryera të luftës duke përfshirë ata 1650 njerëz të humbur. Ushtarët, policët ose tjerët që kryen krime ose kanë qenë dëshmitarë të krimeve të luftës vuajnë gjithashtu psikologjikisht dhe fizikisht nga ndikimi i veprimeve të tyre. Urdhërat e dhëna nga udhëheqësit e tyre ushtarak dhe politik i ҫuan ata që të kryejnë krime të luftës.

Elementi i tretë është vuajtja e rëndë e brezit të ri në Serbi dhe Kosovë, për shkak se udhëheqësit politik në dy vendet kanë shfaqur se janë të paaftë të merren me situatën e pasluftës. Humbësit janë të rinjtë në Serbi dhe Kosovë që përballen me qasje të kufizuar ndaj vendeve të punës, udhëtimit dhe arsimimit në vend ose jashtë vendit për shkak të paaftësisë së drejtuesve politik që t’i zgjidhin konfliktet e interesit.

Si mund të ecim përpara nga kjo situatë?

Situata aktuale dukshmërisht ka arritur në një vend numëro. Sidoqoftë, në mënyrë që procesi i pajtimit të jetë kuptimplotë, e vërteta për këtë kohë unike në histori duhet të shpaloset. Kjo mund të bëhet vetëm duke u qasur ngjarjeve të vitit 1999 në Kosovë nga njëkëndëvështrim politik i paanshëm dhe neutral. Të gjitha palët e përfshira në këtë proces duhet të kenë qasje ndaj informacioneve të njëjta për atë se ҫfarë ndodhi, ose procesi do të dështoj.

Dokumentacionin që e gjeni në këtë ueb-faqe e shfaq natyrën e vërtetë të asaj se ҫfarë ndodhi. Rreth katërqind varre masive janë regjistruar në Kosovë pas luftës së 1999-ës dhe Kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish Jugosllavi ia raportoi këto zbulime Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 1999. Viktimat ishin mijëra civil të paarmatosur, fëmijë, gra dhe burra.

Egzistojnë më shumë se 1600 viktima civile të pallogaritur. Familjet e këtyre viktimave tashmë kanë vuajtur mjaft gjatë pa ditur se ҫfarë i ka ndodhur të dashurve të tyre, pa qenë në gjendje që ta mbyllin procesin e vajtimit. Atyre nuk i është dhënë mundësia që ta lënë humbjen e anëtarëve të familjes mbrapa tyre dhe të ecin përpara duke filluar një jetë të re.

Në mënyrë që t’i gjejmë viktimat e mbetura në varret e dyshuara masive në Kosovë ose Serbi na nevojitet bashkëpunim nga ushtarët, oficerët e policisë dhe personeli paramilitar të cilët nën urdhërat e oficerëve superior dhe udhëheqësit politikë i kryen krimet e luftës.

Autorët e krimeve dhe dëshmitarët e asaj që ndodhi janë gjithashtu në një situatë vuajtjeje. Për shkak të mos shpalosjes së marrëveshjes që ka qenë në fuqi gjatë kohës së luftës ata kanë qenë duke e bartur vetëm barrën e përfshirjes së tyre. Duke mos qenë në gjendje që të flasin për përvojat e tyre të luftës ka rezultuar në mundime psikologjike dhe fizike.

Ushtarët dhe oficerët e policisë, bashkë me dëshmitarët janë njerëzit kyq që mund t’i japin fund këtij qorrsokaku. Ne e ofrojmë një vend ku këta ushtarë, oficerë të policisë dhe tjerë që kanë informacione për këto krime kundër njerëzimit mund të drejtohen. Kontakti juaj duke përfshirë informacionet që ju i ofroni do të trajtohen me konfidencialitet. Nëse nuk ndieheni rehat që të na kontaktoni neve drejtpërdrejt, mund të flisni me një mik ose anëtar të familjes që të shërbej si ndërmjetës. Qëllimi ynë nuk është që ta akuzojmë ose gjykojmë ndonjë njeri por që t’i gjejmë viktimat e pagjetura të luftës dhe kështu të ndërtojmë një themel për të gjetur më shumë fakte për atë që ndodhi në Kosovë. Rruga drejt pajtimit dhe paqes ndërtohet mbi njohjen e së vërtetës.

Brezi i ri mund ta bëjë një ndryshim duke e inkurajuar një diskutim në lidhje me atë se si ta zgjidhim problemin me viktimat e humbura të luftës. Jam i bindur se me gjetjen e trupave të humbur do të vendoset një gurthemel në vend, i cili mund të shërbejë si pikënisje për bisedimet e pajtimit dhe paqes.

JU LUTEMI NA NDIHMONI TI GJEJMË TË HUMBURIT; DO T’I SHËRBEJË VENDIT TUAJ , JUVE , FËMIJËVE TUAJ DHE FËMIJËVE TË FËMIJËVE TUAJ.

VEPRONI TANI DUKE SHKUAR TEK MENYJA KRYESORE DHE DUKE KLIKUAR NË LINKUN “NA KONTAKTONI”!