Konferenca për Shtyp e datës 28 janar 2016, në Qendren Mediatike në Beograd: “Nga hijet e Sllobodan Milosheviqit drejt pajtimit dhe faljes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”

PJESË I – “Nga hijet e Sllobodan Milosheviqit drejt pajtimit dhe faljes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”

PJESË II – “Vlerësimi i krahasimit të burimeve në lidhje me viktimat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99.”

1


PJESË I

NGA HIJET E SLOBODAN MILOSHEVIQIT DREJT PAJTIMIT DHE FALJES
NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVES

Hyrje

1. Mirëdita, mirëserdhët në këtë prezantim për të vërtetën dhe gjetjen e të vërtetës në lidhje me ngjarjet në Kosovën e viteve 1998-99 dhe në lidhje me atë se si të ndodhë hapja për pajtim dhe paqe ndërmjet Serbisë dhe Kosoves, ndërsa sot mungon paqja.

2. Përfaqësuesit e mediave në veҫanti janë të mirëseardhur, duke qenë se media është i ashtuquajturi pushteti i katërt i shtetit për ta vlerësuar dhe për t’u interesuar për punën e tri autoriteteve ose pushteteve tjera—atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor si dhe të sigurohet se ato po e bëjnë punën e tyre sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Mirësererdhët edhe ju që po na ndiqni përmes internetit (UEB TV-se)

3. Atë që do ju them, ndoshta nuk do të jetë e lehtë për ta dëgjuar. Sidoqoftë si dëshmitar okular, ndjehem i obliguar që t’ju shpalos informata që duhet të shpaloseshin nga qeveritë në Serbi dhe Kosovë, por ata dështuan ta bëjnë një gjë të tillë.

4. Titulli i ligjëratës sime pjesa e parë “Nga hijet e Slobodan Milosheviqit drejt faljes dhe pajtimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. Dhe pjesa e dytë “Krahasimi i burimeve të QHJ-së në lidhje me viktimat e luftës në Kosovë 1998-99.

5. Emri im është Josef Martinsen, jam norvegjez dhe jam 75 vjeҫar. Arsimimi im është nga ushtria ku kam shërbyer për 17 vjet si dhe nga shoqëria civile ku kam shërbyer për 38 vjet.

6. Puna ime e fundit me ushtrinë jashtë vendit ishte në Libanin Jugor i caktuar nga Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban si Komandant i Kompanisë në Batalionin Norvegjez dhe si drejtues projekti për vendosjen e Batalionit tonë.

7. Pas ushtrisë, punësimi im i parë ishte në një kompani të industrisë së letrës dhe grafikes si menaxher operacional për mbi 6 vjet, pastaj si konsulent i pavarur për 3 vjet në lidhje me sistemet e logjistike dhe operacionale për bankat private. Pas asaj u kalova në Bankën Qendrore të Norvegjisë për gjithsej 10 vjetë. U pensionova herët (57 vjeҫar) pas mbajtjes së pozitës së Ndihmës Drejtorit në Divizionin e Bankës Qendrore të Norvegjisë.

Rasti i viktimave të luftës së Kosovës – dokumentim.

8. Në verën e vitit 1999, pasi tashmë isha pensionuar për një vit, Ndihma e Kishës Norvegjeze (NKN) dhe Komisionari i Lartë për Refugjatë (UNHCR) më angazhuan si koordinator për një program emergjent në Kosovë i quajtur “Nxjerrja e Kufomave nga Puset,” i cili zgjati nga korriku 1999 deri në mars 2000.

9. Bazuar në përvojat e mia nga puna me UNHCR-në dhe NKN-në e shkrova një libër të quajtur “Dødsbrønnene i Kosovo”, (“Puset e Vdekjes në Kosovë”) publikuar më 2005 nga shtëpia botuese “Sypress” në Norvegji dhe pastaj një vit më vonë libri u botua në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze në Prishtinë.

10. Bazuar në një iniciativë private nga nga vera e vitit 2006 deri në vjeshtën e vitit 2010, po e hulumtoja ҫështjen e katërqind varreve masive të raportuara Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për ish-Jugosllavia (GJND) në nëntor të vitit 1999.

11. Rezultati i këtij hulumtimi u shndërrua në librin tim të dytë, “Ҫfarë Ndodhi në Kosovë 1998-99 – Dokumentim”, gjithashtu publikuar nga shtëpia botuese “Sypress” në Norvegji në tetor të vitit 2010.

12. Një vit më vonë një kompani filmike norvegjeze, “Aminda Production” e plasoi një film dokumentar të quajtur “The Process after a War” (Procesi pas një Lufte) bazuar në dy librat e mi. Këta libra dhe filmi dokumentar mund të shkarkohen falas nga www.kosovotrilogy.com (versioni anglisht, serbisht dhe shqip).

2.1

Rruga përpara për Serbinë dhe Kosovën

13. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh në Ballkan, i kam përjetuar rezultatet e armiqësisë dhe luftërave si dhe pasojat që mund t’u shkaktoj njerëzve të zakonshëm të cilët gjithnjë përfundojnë duke i bartur barrët më të mëdha.

Ekziston një thënie në anglisht “WAR IS HELL” (LUFTA ËSHTË FERR), dhe ishte ferr në Ballkan, më saktë në Jugosllavi për dhjetë vjet ku bashkëqytetarët, madje edhe familjet dhe fqinjët luftuan kundër njëri-tjetrit. Shoqëria civile u shpërbë krejtësisht. Më lejoni që shkurtimisht t’u jap një shembull me këtë foto nga një gazetë kryesore norvegjeze (VG), botuar në tetor të vitit të kaluar. Ka të bëjë me botimin e librit të titulluar “Dikur Vëllezër” nga Vlade Divac, dhe Drazhen Petroviq në ekipin jugosllav që e mundi Bashkimin Sovjetik dhe u bënë kampion bote në vitin 1990. Brenda natës miqtë e ngushtë ose vëllezërit siq thanë ata u bënë armiq.

3

 14. Unë gjithashtu e kam përjetuar se si të gjithë njerëzit – pavarësisht kombësisë – mund të jetojnë bashkërisht në paqe dhe harmoni, larg hijeve shkatërruese politike.

15. Strukturat politike që njerëzit shpeshherë i vendosin në pushtet përmes zgjedhjeve, fatkeqësisht mund të ketë pasoja mbi po ata njerëz që i kanë zgjedhur. Për mendimin tim, kjo është saktësisht ajo se çfarë ndodhi në ish-Jugosllavi dhe në veçanti në Serbi.

16. Përveç atyre që janë të ftuar dhe të pranishëm, kjo ligjëratë në veçanti i adresohet brezit të ri të cilit i është mohuar historia e plotë e ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, veçanërisht në vitet 1998-99.

17. Nga tetori i vitit 2013 po jetoja pjesërisht në Serbi dhe në Norvegji.

Nga vitin 2014 e krijova një ueb-faqe të titulluar www.truth-commission.com (versioni anglisht, serbisht, shqip) me qëllim të promovimit të gjetjes së të vërtetës dhe një procesi për pajtim dhe falje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

2.2

18. Me 29 janar 2015, e bëra një prezantim të dokumentimit tim për mediat dhe Organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) këtu në Qendrën Mediale në Beograd.

19. Ligjërata ime këtë herë do t’i trajtojë tre elementë që mendoj se janë të një rëndësie jetike dhe thelbësore në sjelljen e paqes popullit të Serbisë dhe Kosovës. Unë po e bëjë këtë për shkak se e dua Ballkanin si dhe njerëzit që jetojnë këtu. Pasi kam jetuar për 16 vjet në këtë rajon e konsideroj si shtëpinë time të dytë.

20. Për mendimin tim, këta tre elementë mund ta përgatisin rrugëdaljen nga qorrsokaku që i ka paralizuar marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për kaq shumë kohë.

Elementet janë siç vijon:

Elementi i parë

Familjet e viktimave të luftës që ende janë të pagjetur, 1650 njerëz gjithsej.

Elementi i dytë

Autorët e krimeve dhe dëshmitarët e krimeve të luftës të kryera në Kosovë dhe situata e tyre sot. Ata ishin urdhëruar nga udhëheqësit e tyre politik dhe ushtarak të asaj kohe për të ekzekutuar veprime që ҫuan në krime kundër civilëve shqiptarë.

Elementi i tretë

Brezi i ri në Serbi dhe Kosovë, dhe mundësia e tyre për të zgjedhur një shteg të ri që ҫon përpara, larg armiqësisë së mëparshme që ekzistonte, për mendimin tim, i bazuar në mite që kanë zgjatur me shekuj të tërë në të kaluarën.

21. Zgjidhja e elementit të parë është, siҫ e shoh unë, ҫelësi për ndërtimin e marrëdhënieve normale në të ardhmen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

22. Është tragjike që familjet e viktimave akoma po presin përgjigje në lidhje me fatin e më të dashurve të tyre. Kjo mund të zgjidhet përmes bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

23. Elementi i dytë i përfshinë autorët dhe dëshmitarët e krimeve të luftës gjatë viteve 1998-99.

Regjimi i Milosheviqit e përdori një metodë dinake në rastin e fshehjes së veprave kriminale si vrasja e civilëve në mënyrë jo-sistematike, në mënyrë që të krijohej një gjendje terrori. Udhëheqësit politik dhe ushtarak ishin ata që i urdhëruan këto aksione.

24. Metoda përbëhej nga zhvendosja e trupave të pajetë nga skenat e krimit në lokacione tjera, shpeshherë larg nga skena e krimit, me qëllim të fshehjes së provave. Regjimi i Milosheviqit qëndronte mbrapa këtyre veprimeve, veҫanërisht në vitet 1998-99, gjë që e njollosi dhe e etiketoi sundimin e Milosheviqit në Kosovë si agresiv dhe kriminal.

25. Kredibiliteti i këtyre supozimeve ishte dëshmuar me anë të vendimit të GJND-së në vitin 2009 dhe dëshmive të dhëna në të njëjtën gjykatë.

5

26. Kur Milosheviqi e kuptoi se ai do të ishte i detyruar që ta lëshonte Kosovën, ai urdhëroi rihapjen e varreve masive përbrenda Kosovës. Shih hartën:

6

27. Trupat e pajetë të civilëve shqiptarë nga varrezat e rihapura masive u ngarkuan në kamionë të mëdhenj dhe u transportuan në disa vende në Serbi; trupat u hodhën në varre të reja masive. Arsyeja e këtyre operacioneve ishte fshehja e provave, meqenëse pa trupa nuk ka prova të krimeve të luftës.

28. Elementi i dytë është i lidhur me elementin e parë. Autorët e një morie krimesh të luftës dhe dëshmitarët e këtyre krimeve të luftës sot po jetojnë në Serbi dhe Kosovë.

29. Ata po vuajnë psikologjikisht dhe fizikisht nga aktivitetet në të cilat ata ishin urdhëruar të merrnin pjesë pa pëlqimin e tyre.

30. Ushtria ishte e detyrueshme për shumicën e të rinjve dhe me gjendjen e emergjente të shpallur nga presidenti Milosheviq të gjitha njësitet brenda policisë dhe Forcave Speciale ishin mobilizuar. Mundësia e zgjedhjes nuk ekzistonte dhe ata që nuk i kanë zbatuar urdhërat janë konsideruar si dezertorë dhe tradhtarë, të cilët do t’i nënshtroheshin një dënimi të rëndë madje edhe ekzekutimit.

31. Më 1989, mendoj se Milosheviqi duhet të ketë pasur ndonjë krizë mendore ose këshilltarë shumë të këqij kur ai e inicioi heqjen e statusit autonom që Kosova e kishte shijuar që nga viti 1974. Kjo si pasojë e shpejtoi një vazhdimësi procesi përbrenda Kosovës në mes të popullit shqiptar që synonte statusin e republikës, të barabartë me gjashtë
republikat tjera në Jugosllavi.

32. Popullata e Kosovës në atë kohë përbëhej nga afërsisht 80% shqiptarë dhe 20% serbë, romë dhe grupe tjera etnike, gjë që tregonte se dominimi serb ne Kosovë nuk ishte më i dëshiruar, veҫanërisht pasi Milosheviqi ia hoqi statusin autonom të Kosovës në Jugosllavi.

33. Popullata shqiptare ndërmori veprime civile jo të dhunshme mosbindjeje që zgjatën për tetë vjet (1990/1997) ndaj dorës së vrazhdë dhe të rëndë të sundimit serb në Kosovë. Shqiptarët e themeluan një administratë paralele civile me fokusin në arsimim dhe kujdes shëndetësor.

34. Po i përmend këto fakte historike pasi që kanë qenë të mbytura nën regjimin e Milosheviqit dhe nuk është bërë shumë që nga sundimi i tij për ta ndriçuar dhe informuar brezin e ri për ngjarje thelbësore historike.

35. Sidoqoftë, kanë ekzistuar disa njerëz në Serbi dhe Kosovë nga vitet 1990, të cilët vepruan si “trumpetarë”, dhe që e morën guximin ta konfrontonin regjimin e Milosheviqit në lidhje me politikat dhe krimet e tij të kryera. Disa prej këtyre njerëzve ishin si vijon:

  1. Mirko Kovaq (1938-2013), autor jugosllav i cili e shkroi një artikull kritikues ndaj politikave të Milosheviqit në revistën “Srpska Reč” në maj të vitit 1992. Këtë artikull mund ta gjeni në librin tim të dytë.
  2. Natasha Kandiq (1947- ), aktiviste për të drejtat e njeriut, themeluese dhe ish drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Humanitare Juridike nga viti 1992 në Beograd.
  3. Sonja Biserko (1948 – ) ish-diplomate jugosllave për më shumë se 20 vjet, aktiviste për të drejtat e njeriut nga viti 1991 pas dorëheqjes nga pozita e saj si diplomate në OKB në Gjenevë për shkak të politikave të Milosheviqit.
  4. Sevetlana Gjorgjeviq (1958 – ) një ish vozitëse taksie në Fushë Kosovë ndërmjet viteve 1995-1999. Bazuar në ditarët e saj ajo e shkroi një libër të quajtur “Svedočanstvo o Kosovu” (Dëshmia për Kosovën) (2003) ISBN 86- 8299-43-0. Është përkthyer në norvegjisht me titullin “Mali i Ferrit” (2008). Pas publikimit të librit në Serbi dhe intervistimit për Radion B92 ajo përjetoi ngacmimit masiv edhe nga policia serbe gjë që e shtyu që në vitin 2004 të kërkoj azil në Norvegji.

36. Të gjithë këta njerëz e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ndriҫimin e publikut por ata janë etiketuar si tradhtarë. Ata nuk janë njohur deri më sot, edhe pse, për mendimin tim, puna e tyre në lidhje me dokumentimin dhe zgjimin politik për mbi 20 vjet duhet të jetë pjesë e plan-programit mësimor në shkolla.

37. Një gjë që më bënë përshtypje kur e shoh këtë listë të emrave është se gratë janë përfaqësuar mirë; ato e kanë shfaqur një guxim të lartë në kohë trazirash.

38. Pas luftës, nuk kishte vend ku autorët e krimeve dhe dëshmitarët do të mund të drejtoheshin me problemet e tyre psikologjike dhe fizike të ndërlidhura me veprimet ilegale dhe kriminale në të cilat qenë urdhëruar të marrin pjesë. Ne do t’u ofrojmë një vend të tillë këtyre njerëzve në nevojë për ndihmë.

39. Ne gjithashtu do të kërkojmë informacione për viktimat akoma të zhdukura në Kosovë. Autorët e krimeve si dhe dëshmitarët janë të mirëpritur që ta ndajnë njohurinë e tyre për varret masive (që i përbëjnë 1650 persona) akoma të pagjetur.

40. Në mënyrë që ta zgjidhim elementin e parë, na duhet ndihma juaj për t’i gjetur këta trupa të pajetë akoma të pazbuluar.

Autorët e krimeve ose dëshmitarët që kanë informacion ku janë varrosur viktimat, ju lutemi të na kontaktoni duke përdorur uebfaqen www.truth-commission.com.

2.2

41. Ka njerëz në Serbi që kohët e fundit janë intervistuar nga një gazetë për varret masive që tashmë dihen.

Një artikull për varret masive është shkruajtur nga Marija Ristiq me 23 prill 2015 në gazetën e BIRN.

Ne po i kërkojmë varret akoma të fshehura.

2.3

42. Elementi i tretë është brezi më i ri në Serbi dhe Kosovë, të cilët kanë  vuajtur si pasojë e kushteve jo-stabile politike përgjatë viteve. Mundësitë normale për t’i zgjedhur lirshëm mënyrat e tyre të jetesës për të ardhmen, si p.sh kushtet e punës ose mundësitë e arsimimit në vend ose jashtë tij nuk kanë ekzistuar gati fare.

43. Në ish Jugosllavi, ju keni mundur të udhëtoni lirshëm me pasaportë jugosllave; një kërkesë dhe ofertë ekzistonte në lidhje me mundësi punësimi dhe arsimimi nëpër gjithë Evropën Perëndimore.

44. Nga fundi i viteve 1980 dhe në veҫanti pas vitit 1989 kjo mundësi u zhduk, sistemi politik nën sundimin 15-vjeҫar të Milosheviqit solli mjerim dhe mundim mbi popullin në përgjithësi dhe në veҫanti mbi brezin e ri.

45. Pas vitit 1999 udhëheqësit politik në Serbi dhe Kosovë nuk e gjetën një shteg të përbashkët politik me një fokus në të ardhmen në vend se në të kaluarën. Kjo situatë i pengoi të rinjtë nga ndërprerja e ciklit hakmarrës të lojës së keqe politike që ka zgjatur jashtëzakonisht shumë.

46. Të rinjtë në Serbi dhe Kosovë e kanë një mundësi unike për ta ndryshuar kahjen politike. Një mundësi e tillë nuk vjen shpesh.

47. Qëllimi i të rinjve është ndërprerja e ciklit të lojës së keqe politike “sy për sy”, duke i informuar etërit dhe gjyshërit e tyre në lidhje me nevojën që t’i pranojnë dhe njohin faktet në terren, në mënyrë që çështjet e dëmtuara të brendshme dhe të përbashkëta të mund të restaurohen.

48. Të rinjtë sot mund të arrijnë atë që paraardhësit e tyre nuk e arritën, pra që të krijojnë një ambient për bisedime në të gjitha nivelet pa qenë të frikësuar nga fqiu, i cili mund të hakmerret vetëm për shkak se tjetri e ka një këndvështrim ndryshe mbi situatën.

49. Është e nevojshme që ti përmendim cilat janë pengesat për sigurimin e një ambienti më të mirë për kërkimin e pajtimit dhe të vërtetës. Çështja numër një është gjetja e trupave të 1650 civilëve.

50. Të rinjtë mund të ndihmojnë që ta bindin brezin më të vjetër që të hapen në lidhje me vendndodhjen e viktimave akoma të humbura të krimeve të luftës.

51. Një hapje nga të dy anët në lidhje me këtë ҫështje mund të ҫoj në një ambient ku pajtimi mund të lulëzojë.

52. Një shembull i mirë i kësaj është Fadil Muҫolli nga fshati i Poklek i Vjetër i cili e humbi gjithë familjen e tij – gruan, fëmijët, nënën, babain si dhe vëllezërit e motrat –katërmbëdhjetë gjithsej. Ata u masakruan në mesin e 52 vetave që u vranë dhe u dogjën në një shtëpi të vetme.

53. Në një intervistë, Fadili më tha se ai ishte i gatshëm t’i falte vrasësit me kusht që autoritetet serbe t’i njihnin dhe pranonin vrasjet e kryera nga forcat e tyre.

54. Ai tha se rajoni nuk do të shërohej kurrë psikologjikisht përveç nëse qeveritë e përfshira e kuptojnë domosdoshmërinë e pranimit. Gjermania i njohu dhe i pranoi vrasjet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ajo i hapi rrugën normalizimit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje të shkëlqyeshme të Gjermanisë me fqinjët e saj.

55. Një transformim i përgjithshëm i qëndrimit të popullatës është shumë i nevojshëm në Ballkan kur janë në pyetje grupet tjera etnike dhe jo vetë ata. Kjo mund të arrihet vetëm përmes përfshirjes masive në sistemin shkollor duke filluar nga kopshti e deri ne shkollë te mesme dhe universitet. Vëmendja duhet të jetë në historinë e vërtetë bashkëkohore që i reflekton faktet në terren mbi të cilat pajtohen palët.

56. Faktet e dokumentuara nga vendimet e gjykatës duhet të mbizotërojnë.


PJESË II

VLERËSIMI I KRAHASIMIT TË BURIMEVE NË LIDHJE ME VIKTIMAT E LUFTËS NË KOSOVË GJATË VITEVE 1998-99

Pjesa e dytë e ligjëratës, e cila quhet “Krahasimi i Burimeve”, është i ndërlidhur me një pjesë të prezantimit të Qendrës Humanitare Juridike në lidhje me Librin e Kujtimeve të Kosovës dhe katër dokumentues tjerë, duke përfshirë dhe mua, që e trajtojmë të njëjten temë, pra të viktimave të luftës në Kosovë në vitet 1998-99.

“Trilogjia e Kosovës 1998-99” është dokumentimi im në lidhje me atë se çfarë ndodhi në Kosovë në vitet 1998-99 bazuar në hulumtimin tim dhe dokumentimin ndërkombëtar pas largimit të forcave serbe nga Kosova në mes të qershorit 1999.

Gjëja më e rëndësishme dhe ndoshta më e tmerrshme e asaj që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-99 është vrasja e planifikuar e mijëra civilëve gra, fëmijë dhe burra të pafajshëm të gjetur në afërsisht 400 varre masive të shpërndara nëpër Kosovë dhe Serbi.

Këto varre masive kanë qenë fokusi im që nga vjeshta e vitit 2006, meqë ata qenë harruar para së gjithash nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u), pastaj nga OJQ-të tjera që veprojnë në Kosovë, dhe së fundmi dhe i një rëndësi jo më të vogël, nga qeveria vendore e Kosovës.

Dr.Patrick Ball PhD, Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Analizave të të Drejtave të Njeriut dhe Profesor Majkëll Spagat, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Rojal Hollouaj, Universiteti i Londrës, e mbështetën prezantimi e QHJ-së dhe Natasha Kandiqit.

Dr.Patrik Ball e bëri një deklaratë të rëndësishme në lidhje me dokumentimin dhe metodat e përdorura për të mbledhur ose gjetur të dhëna pas ngjarjeve të ngjashme me ato të luftës.

Dokumentimi i bazuar në mbledhjen e informacioneve – metoda ime – nga dokumentet ekzistuese pra përdorimi, për shembull i të dhënave nga organizatat ndërkombëtare përballë metodave të QHJ-së që është mbajtja shënim e deklaratave zakonisht konsiderohet statistikisht po aq i besueshëm.

KRAHASIMI I BURIMEVE TË QHJ-së

Përpara se të hyj në detaje në lidhje me krahasimin, mendoj se është e dobishme të përmendet se kur erdha për herë të parë në Beograd në tetor të vitit 2013 e vizitova QHJ-në dhe Natasha Kandiqin dhe ja prezantova dy librat e mi dhe filmin tim dokumentar.

Pas prezantimit dhe dhënjes së dy librave të mi si dhe DVD-së si dhuratë, i ofrova që të takoheshim përsëri dhe të gjenim mënyra për të bashkëpunuar meqë si QHJ-ja ashtu dhe une po e kërkonim të vërtetën për ngjarjet në Kosovë. Më thanë që ta kontaktoja javën pasuese, por QHJ-ja nuk u përgjigj kur i kontaktova më vonë.

Më poshtë, tabela që i tregon krahasimet me detaje:

Shih fig. 1 dhe 2

Katër kolonat në të majtë e paraqesin analizën e dokumentimit të QHJsë dhe dy kolonat në të djathtë, me tekstin ngjyrë të gjelbër, e paraqet atë se kush katër dokumentuesit janë dhe që ata i kanë në dokumentimin e tyre 3.190 emra më shumë të viktimave se sa LKK.

Tabela e majtë nga dy kolonat i tregon burimet vijuese:

  1. Jusuf Osmani, dokumentimi i të cilit quhet, “Krimet serbe në Kosovë 1998- 1999.” Jusuf Osmani është ish-drejtor i entietit të quajtur “Arkivi i Kosovës”. Nuk kam shumë informacion për dokumentimin dhe burimet e tij.
  2. LDK është shkurtesa për partinë politike “Lidhja Demokratike e Kosovës”. Nuk kam ndonjë informacion për dokumentimin dhe burimet e saj.
  3. Josef Martinsen, autor i librave “Puset e Vdekjes në Kosovë”, “Çfarë Ndodhi në Kosovë 1998-99 – Dokumentim”. Iniciator dhe kontribues i filmit dokumentar “Procesi Pas Një Lufte” nga Evald Otterstad, Produksioni Aminda, Norvegji.
  4. KMDLNJ është shkurtesa për “Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë”. Kjo organizatë ka degë nëpër gjithë Kosovën kështu që duhet të jetë në gjendje të dijë më së shumti për viktimat civile të luftës dhe gjërat tjera që ndodhën gjatë viteve 1998-99.

Tabela në të djathtë e jep një listë të detajuar me numrin e saktë të personave por pa emra. Këta njerëz nuk gjenden në Bazën e të Dhënave të Librit të Kujtimeve të Kosovës:

  1. 488 njerëz janë gjendur të gjallë – nuk ka dokument të emrave
  2. 151 njerëz kanë pasur vdekje natyrore – nuk ka dokument të emrave
  3. 184 njerëz kanë pësuar vdekje që nuk ndërlidhen me luftën – nuk ka dokument të emrave
  4. 715 njerëz të panjohur – nuk ka dokument të emrave
  5. 581 viktima të luftës – nuk ka dokument të emrave
  6. 1.071 emra po kontrollohen – nuk ka dokument të emrave

Gjithsej: 3.190

Ajo që më bënë më së shumti përshtypje kur e shoh këtë listë është mungesa e emrave, veçanërisht kur e krahasoj me atë se sa e saktë është zakonisht QHJ-ja kur publikon dokumente të zbulimeve të tyre ose deklaratave të tyre.

Këtë herë QHJ-ja ka dështuar në dokumentimin e të dhënave të verfikueshme personale të viktimave civile që ata publikisht duket se pretendojnë se janë të pasakta.

Ky publikim është bërë publikisht dhe pa konsultim paraprak me dokumentuesit tjerë duke më përfshirë edhe mua. gjithashtu.

Në gjendjen aktuale të vështirë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të gjitha palët e përfshira duhet ta japin maksimumin e tyre që ta gjejnë të vërtetën dhe që ta prezantojnë atë në një atmosferë të hapur dhe miqësore; ne kemi nevojë për transparencë pa agjenda të fshehura.

Unë personalisht ja kam bërë një kërkesë QHJ-Kosovë dhe ju kam kërkuar emrat e 3,190 personave që me gjasë janë listuar gabimisht. Doja ta korrigjoja dokumentimin tim nëse kishte gabime në të. Sidoqoftë, ata nuk mund të ma siguronin një listë të emrave.

Pas disa shkëmbimeve të imeljeve, i mora emrat e 9 personave. Pesë nga këta persona ishin akoma gjallë dhe 4 ishin të listuar gabimisht ose janë gërmëzuar gabimisht. Dokumentimi im i përmban 10,592 emra të mbledhura nga burimet ndërkombëtare.

Nëse këta 9 emra janë e tëra që është e ndërlidhur me dokumentimin tim, e vë në dyshim mënyrën se si QHJ-ja e ka trajtuara këtë çështje. A ishte qëllimi që ta ndriçojë publikun apo ishte për ta njollosur dokumentimin e njerëzve apo grupeve tjera?

T’i shikojmë numrat e viktimave që QHJ-ja i ka dokumentuar dhe se si ata i paraqitën numrat e viktimave.

Libri i Kujtimeve të Kosovës i përmban emrat e 14.263 personave – një përzierje e viktimave civile, policore, të policisë speciale, ushtrisë, paraushtarake dhe milicisë civile të kombësive serbe, shqiptare dhe rome.

Në pjesën e poshtme të skicës, kam shkruar tekst dhe numra që e reflektojnë tekstin dhe numrat në pjesën e sipërme të skicës.

Për mendimin tim, përzierja e viktimave të luftës e fsheh faktin se të paktën 9.002 fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm shqiptarë të Kosovës janë vrarë qëllimisht ndërmjet periudhës 1 janar 1998 dhe 20 qershor 1999, trupat e të cilëve janë gjetur në 400 varre masive.

VLERËSIMI IM I LIBRIT TË KUJTIMEVE TË KOSOVËS

Struktura e veçantë e prezantimit më bënë përshtypje kur e studioj nga afër këtë Regjistër Online të Emrave të viktimave të luftës për shkak se afërsisht 82% e viktimave civile, 9.002 persona të listuar si viktima të luftës janë në fakt viktima të krimeve të luftës, pra fëmijë, gra dhe burra shqiptarë të gjetur në rreth 400 varre masive nëpër gjithë Kosovën dhe Serbinë.

Prej 1.436 (13%) civilëve serbë të listuar, do të supozoja se 700 prej tyre janë luftëtarë civilë (polici, njësi speciale të policisë, paramilitarë, milici civile). Faktet në lidhje me këtë çështje varen nga historianët që t’i zbulojnë.

Nga 3.097 viktimat e luftës të personelit ushtarak (serbë, romë, dhe shqiptarë), 2.059 shqiptarë.

Kjo përzierje e viktimave e vendosë një vel mbi faktin se një shumicë e madhe e viktimave janë fatkeqësitë e krimeve të luftës dhe duhet të prezantohen si të tillë. Ky fakt i rëndësishëm nuk duhet të kamoflohet. E këshilloj Qendrën Humanitare Juridike që ta ndryshojë prezantimin e vet dhe që t’i paraqesë viktimat e krimeve të luftës si grup i veçantë, një ndarje që këto vitkima, për mendimin tim, e meritojnë.

Nuk ka dyshim për faktin se vrasja e më shumë se 9.000 civilëve të pafajshëm gjatë viteve 1998-99 dhe përzënja e pamëshirshme e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare në dimër dhe pranverë të viteve 1998-99 ndodhi dhe nuk mund të gjejë ndonjë justifikim për këto vepra. Ka ardhur koha për njohje dhe pranim.

Josef Martinsen

Predrag Miletić: Nëse është më lehtë për ju mund të flas në anglisht.

Josef Martinsen: Po, sigurisht. A mund të na thoni emrin tuaj?

Predrag Miletić: Po, patjetër. Emri im është Predrag Miletic dhe vij nga QHJ-ja. Kam ardhur vetëm për ta dëgjuar prezantimin tuaj dhe kam qenë edhe në prezantimin tuaj vitin e kaluar gjithashtu.

Nuk kam nevojë ta them, por e admiroj shumë punën tuaj dhe gjithҫka që ju po bëni këtu në Ballkan. Siҫ thatë edhe ju, kjo është shtëpia juaj e dytë.

Dëshiroj të them diҫka në lidhje me vërejtjet tuaja për QHJ-në dhe prezantimin tuaj të vitit të kaluar dhe gjithҫka ju thatë. Para së gjithash, Libri i Kujtimeve i Kosovës është tani në dispozicion, lista është në dispozicion në uebfaqe.

Qëllimi ynë i vetëm bashkë me katër dokumentuesit tjerë që ju i përmendet ishte që ta krahasonim listën tonë me katër listat tjera. Në nuk kemi pasur qëllime të këqija.

Në thjeshtë donim ta kontrollonim nëse na ka shpëtuar ndonjë emër. Të gjithë emrat që nuk janë në Librin e Kujtimeve e Kosovës janë emrat që ne nuk i kemi kontrolluar ende.

Ne nuk i kemi publikuar të gjithë emrat e këtyre 3190 personave që ju e përmendet se duhen vendosur në një regjistër tjetër sepse gjithnjë egziston një mundësi se disa prej këtyre emrave mund të dalin si viktima të luftës, sepse hulumtimi ynë është duke vazhduar. Ne kemi mbështetje edhe për dy vjet për këtë hulumtim.

Dhe tani po e bëjmë kontrollimin e të gjithë emrave për të cilët nuk jemi të sigurtë. Ekziston një vrojtim për atë që ndodhi në LKK. Mendoj se ai është një libër i mrekullueshëm dhe një përpjekje për ta bërë një listë të tërë viktimave në Kosovë.

Ne gjithashtu kemi pasur qasje në disa lista të UNMIK-ut, OMPF-së, dhe ICS-së, dhe e kuptoj se ju e keni bërë një përpilim të të gjitha këtyre burimeve që kanë qenë në dispozicion për hulumtimin tuaj.

Por kanë ekzistuar disa kategori të viktimave që kanë qenë të listuara si të mbyllura sepse nuk ka pasur informata në dispozicion mbi statusin e personit, ose kanë qenë të mbyllur për ndonjë arsye tjetër (janë gjetur gjallë, etj.). Ne nuk e kemi mbylluar asnjë rast si “jo viktimë”

para se të përpiqeshim ta hulumtonim dhe kontrollonim rubrikën. Që të katër dokumentuesit që ju i përmendët nuk e kanë pasur mundësinë që ta kontrollojnë ҫdo emër që ju e keni publikuar. Ju thjeshtë e keni bërë përpilimin por ne kemi hulumtues në fushë dhe po përpiqemi që të kontrollojmë ҫdo emër,
dhe ta përcaktojmë statusin e personit. Ekziston gjithashtu problemi i metodologjisë. Të gjithë këto katër metodologji nga të gjitha katër burimet janë të ndryshme, metodologjia juaj dhe metodologjia jonë. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë disa dallime në mes katër listave tona.

Edhe njëherë më duhet të them se nga libri që ju keni përpiluar, “Ҫfarë Ndodhi në Kosovë?” kemi arritur që t’i konfirmojmë rreth 10 ose 15 emra që nuk i kemi pasur më përpara.

Pa librin tuaj dhe pa listën që ju keni përpiluar ne ndoshta nuk do të kishim mundur kurrë që t’i mbledhim tërë ata emra. Edhe sikur të ketë qenë vetëm një emër që ne kemi arritur ta konfirmojmë bazuar në librin tuaj është sukses i madh për të gjithë.

Kjo është thjeshtë mënyra se si po ecte projekti ynë. Edhe ne gjithashtu filluam nga zeroja. Kishim ca dokumentime nga kohë më përpara, por që gjithashtu po përpiqeshim të mblidhnim nga sa më shumë burime që ishte e mundur, siҫ e patë ju në prezantimin e vitit të kaluar.

Më duhet të them gjithashtu edhe një gjë dhe do ta mbaroj. Është edhe një person tjetër nga Norvegjia, emri i të cilit është Kristian Kahrs dhe është shumë i lig.

Më duhet të them se ai ishte shumë i lig në përpjekjet e tij për të thënë se libri juaj është falsifikat dhe mendoj se ajo që ai po thoshte është shumë e keqe. Ne nuk pajtohemi me të.

Shkrimi i tij mbi punën tuaj ishte shumë shumë i keq dhe nuk pajtohem me vëzhgimin e tij se ju thoni në një vend në librin tuaj se e keni daten e vrasjes ose datën e zhvarrosjes,

nëse data e vrasjes nuk ishte në dispozicion. Sikur ai ta kishte lexuar, ai do ta dinte atë, por dukshëm ai nuk e ka lexuar. Ai po përpiqej të thoshte se ju keni më shumë emra në vitin 2000, por që ata ishin emra të zhvarrosjeve dhe jo të vrasjeve.

Ne nuk bazohemi në vrojtimet e tij dhe më vjen keq për shkrimet e tij mbi punën tuaj dhe e admiroj punën tuaj. Ishte thjeshtë një koment, jo pyetje por faleminderit edhe njëherë.

Josef Martinsen: Faleminderit për vërejtjet tuaja. Së pari dua të them se e vlerësoj punën që Natasha Kandiq e ka bërë gjatë këtyre njëzet vjetëve.

Ajo e ka bërë një punë të mrekullueshme në hulumtimin e asaj se ҫfarë ndodhi gjatë të gjitha katër luftërave në Ballkan, të fundit që ajo e hulumtoi ishte Kosova.

Kështu që nuk jam i inatosur me Natasha Kandiq. E vetmja gjë ndaj së cilës reagova unë është se është përdorur nga njerëz që nuk ju pëlqen puna ime dhe ndoshta as puna juaj.

Ata e përdorën këtë si arsyetim se ne falsifikojmë emra. Faleminderit që e përmendet atë. Do ta kemi parasysh.

Por më duhet të them se akoma nuk e kuptoj arsyen pse i përmendët ata katër dokumetuesit tjerë dhe i përmendët ata 3190 emra. Njerëzit me siguri kanë sypozuar se ka diҫka misterioze ose diҫka nuk është në rregull këtu,

ndoshta ata përpiqen që t’i falsifikojnë gjërat. E shihni, kjo është arsyeja pse unë reagova në atë mënyrë.

Mirë, pyetje tjera? Nëse jo, mund të shërbeheni me kafe dhe mund t’i shikoni gjërat që i kam vendosur. Aty është një kopje e ligjëratës sime në anglisht dhe serbisht, kështu që nëse keni dëshirë mund ta merrni një kopje.

Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj.