Vlerësimi i krahasimit të burimeve në lidhje me viktimat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-99
E LIGJËRATËS – KRAHASIMI I BURIMEVE TË QHJ-së
Pjesa e dytë e ligjëratës, e cila quhet “Krahasimi i Burimeve”, është i
ndërlidhur me një pjesë të prezantimit të Qendrës Humanitare Juridike
në lidhje me Librin e Kujtimeve të Kosovës dhe katër dokumentues
tjerë, duke përfshirë dhe mua, që e trajtojmë të njëjten temë, pra të
viktimave të luftës në Kosovë në vitet 1998-99.
“Trilogjia e Kosovës 1998-99” është dokumentimi im në lidhje me atë se
çfarë ndodhi në Kosovë në vitet 1998-99 bazuar në hulumtimin tim dhe
dokumentimin ndërkombëtar pas largimit të forcave serbe nga Kosova
në mes të qershorit 1999.
Gjëja më e rëndësishme dhe ndoshta më e tmerrshme e asaj që ndodhi
në Kosovë në vitet 1998-99 është vrasja e planifikuar e mijëra civilëve
gra, fëmijë dhe burra të pafajshëm të gjetur në afërsisht 400 varre
masive të shpërndara nëpër Kosovë dhe Serbi.
Këto varre masive kanë qenë fokusi im që nga vjeshta e vitit 2006,
meqë ata qenë harruar para së gjithash nga Misioni i Kombeve të
Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u), pastaj nga OJQ-të tjera që veprojnë
në Kosovë, dhe së fundmi dhe i një rëndësi jo më të vogël, nga qeveria
vendore e Kosovës.
Dr.Patrick Ball PhD, Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Analizave të të
Drejtave të Njeriut dhe Profesor Majkëll Spagat, Dekan i Fakultetit të
Ekonomisë në Rojal Hollouaj, Universiteti i Londrës, e mbështetën
prezantimi e QHJ-së dhe Natasha Kandiqit.
Dr.Patrik Ball e bëri një deklaratë të rëndësishme në lidhje me
dokumentimin dhe metodat e përdorura për të mbledhur ose gjetur të
dhëna pas ngjarjeve të ngjashme me ato të luftës.
Dokumentimi i bazuar në mbledhjen e informacioneve – metoda ime –
nga dokumentet ekzistuese pra përdorimi, për shembull i të dhënave
nga organizatat ndërkombëtare përballë metodave të QHJ-së që është
mbajtja shënim e deklaratave zakonisht konsiderohet statistikisht po aq
i besueshëm.
KRAHASIMI I BURIMEVE TË QHJ-së
Përpara se të hyj në detaje në lidhje me krahasimin, mendoj se është e
dobishme të përmendet se kur erdha për herë të parë në Beograd në
tetor të vitit 2013 e vizitova QHJ-në dhe Natasha Kandiqin dhe ja
prezantova dy librat e mi dhe filmin tim dokumentar.
Pas prezantimit dhe dhënjes së dy librave të mi si dhe DVD-së si
dhuratë, i ofrova që të takoheshim përsëri dhe të gjenim mënyra për të
bashkëpunuar meqë si QHJ-ja ashtu dhe une po e kërkonim të vërtetën
për ngjarjet në Kosovë. Më thanë që ta kontaktoja javën pasuese, por
QHJ-ja nuk u përgjigj kur i kontaktova më vonë.
Më poshtë, tabela që i tregon krahasimet me detaje:
Shih fig. 1 dhe 2
Katër kolonat në të majtë e paraqesin analizën e dokumentimit të QHJsë
dhe dy kolonat në të djathtë, me tekstin ngjyrë të gjelbër, e paraqet
atë se kush katër dokumentuesit janë dhe që ata i kanë në
dokumentimin e tyre 3.190 emra më shumë të viktimave se sa LKK.
Tabela e majtë nga dy kolonat i tregon burimet vijuese:
1. Jusuf Osmani, dokumentimi i të cilit quhet,
“Krimet serbe në Kosovë 1998- 1999.”
Jusuf Osmani është ish-drejtor i entietit të quajtur “Arkivi i
Kosovës”. Nuk kam shumë informacion për dokumentimin dhe
burimet e tij.
2. LDK është shkurtesa për partinë politike “Lidhja Demokratike e
Kosovës”. Nuk kam ndonjë informacion për dokumentimin dhe
burimet e saj.
3. Josef Martinsen, autor i librave “Puset e Vdekjes në Kosovë”,
“Çfarë Ndodhi në Kosovë 1998-99 – Dokumentim”. Iniciator
dhe kontribues i filmit dokumentar “Procesi Pas Një Lufte” nga
Evald Otterstad, Produksioni Aminda, Norvegji.
4. KMDLNJ është shkurtesa për “Këshillin për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë”. Kjo organizatë ka
degë nëpër gjithë Kosovën kështu që duhet të jetë në gjendje
të dijë më së shumti për viktimat civile të luftës dhe gjërat tjera
që ndodhën gjatë viteve 1998-99.
Tabela në të djathtë e jep një listë të detajuar me numrin e saktë të
personave por pa emra. Këta njerëz nuk gjenden në Bazën e të
Dhënave të Librit të Kujtimeve të Kosovës:
Tabela në të djathtë e jep një listë të detajuar me numrin e saktë të
personave por pa emra. Këta njerëz nuk gjenden në Bazën e të
Dhënave të Librit të Kujtimeve të Kosovës:
1. 488 njerëz janë gjendur të gjallë – nuk ka dokument të emrave
2. 151 njerëz kanë pasur vdekje natyrore – nuk ka dokument të
emrave
3. 184 njerëz kanë pësuar vdekje që nuk ndërlidhen me luftën – nuk ka
dokument të emrave
4. 715 njerëz të panjohur – nuk ka dokument të emrave
5. 581 viktima të luftës – nuk ka dokument të emrave
6. 1.071 emra po kontrollohen – nuk ka dokument të emrave
Gjithsej: 3.190
Ajo që më bënë më së shumti përshtypje kur e shoh këtë listë është
mungesa e emrave, veçanërisht kur e krahasoj me atë se sa e saktë
është zakonisht QHJ-ja kur publikon dokumente të zbulimeve të tyre
ose deklaratave të tyre.
Këtë herë QHJ-ja ka dështuar në dokumentimin e të dhënave të
verfikueshme personale të viktimave civile që ata publikisht duket se
pretendojnë se janë të pasakta.
Ky publikim është bërë publikisht dhe pa konsultim paraprak me
dokumentuesit tjerë duke më përfshirë edhe mua.
gjithashtu.
Në gjendjen aktuale të vështirë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë
dhe Kosovës të gjitha palët e përfshira duhet ta japin maksimumin e
tyre që ta gjejnë të vërtetën dhe që ta prezantojnë atë në një
atmosferë të hapur dhe miqësore; ne kemi nevojë për transparencë
pa agjenda të fshehura.
Unë personalisht ja kam bërë një kërkesë QHJ-Kosovë dhe ju kam
kërkuar emrat e 3,190 personave që me gjasë janë listuar gabimisht.
Doja ta korrigjoja dokumentimin tim nëse kishte gabime në të.
Sidoqoftë, ata nuk mund të ma siguronin një listë të emrave.
Pas disa shkëmbimeve të imeljeve, i mora emrat e 9 personave.
Pesë nga këta persona ishin akoma gjallë dhe 4 ishin të listuar
gabimisht ose janë gërmëzuar gabimisht. Dokumentimi im i përmban
10,592 emra të mbledhura nga burimet ndërkombëtare.
Nëse këta 9 emra janë e tëra që është e ndërlidhur me
dokumentimin tim, e vë në dyshim mënyrën se si QHJ-ja e ka
trajtuara këtë çështje. A ishte qëllimi që ta ndriçojë publikun apo ishte
për ta njollosur dokumentimin e njerëzve apo grupeve tjera?
T’i shikojmë numrat e viktimave që QHJ-ja i ka dokumentuar dhe se
si ata i paraqitën numrat e viktimave.
Libri i Kujtimeve të Kosovës i përmban emrat e 14.263 personave –
një përzierje e viktimave civile, policore, të policisë speciale,
ushtrisë, paraushtarake dhe milicisë civile të kombësive serbe,
shqiptare dhe rome.
Në pjesën e poshtme të skicës, kam shkruar tekst dhe numra që e
reflektojnë tekstin dhe numrat në pjesën e sipërme të skicës.
Për mendimin tim, përzierja e viktimave të luftës e fsheh faktin se të
paktën 9.002 fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm shqiptarë të
Kosovës janë vrarë qëllimisht ndërmjet periudhës 1 janar 1998 dhe
20 qershor 1999, trupat e të cilëve janë gjetur në 400 varre masive.
VLERËSIMI IM I LIBRIT TË KUJTIMEVE TË KOSOVËS
Struktura e veçantë e prezantimit më bënë përshtypje kur e studioj
nga afër këtë Regjistër Online të Emrave të viktimave të luftës për
shkak se afërsisht 82% e viktimave civile, 9.002 persona të listuar si
viktima të luftës janë në fakt viktima të krimeve të luftës, pra
fëmijë, gra dhe burra shqiptarë të gjetur në rreth 400 varre masive
nëpër gjithë Kosovën dhe Serbinë.
Prej 1.436 (13%) civilëve serbë të listuar, do të supozoja se 700 prej
tyre janë luftëtarë civilë (polici, njësi speciale të policisë, paramilitarë,
milici civile). Faktet në lidhje me këtë çështje varen nga historianët
që t’i zbulojnë.
Nga 3.097 viktimat e luftës të personelit ushtarak (serbë, romë, dhe
shqiptarë), 2.059 shqiptarë.
Kjo përzierje e viktimave e vendosë një vel mbi faktin se një shumicë
e madhe e viktimave janë fatkeqësitë e krimeve të luftës dhe
duhet të prezantohen si të tillë. Ky fakt i rëndësishëm nuk duhet të
kamoflohet. E këshilloj Qendrën Humanitare Juridike që ta ndryshojë
prezantimin e vet dhe që t’i paraqesë viktimat e krimeve të luftës
si grup i veçantë, një ndarje që këto vitkima, për mendimin tim, e
meritojnë.
Nuk ka dyshim për faktin se vrasja e më shumë se 9.000 civilëve të
pafajshëm gjatë viteve 1998-99 dhe përzënja e pamëshirshme e më
shumë se gjysmës së popullatës shqiptare në dimër dhe pranverë të
viteve 1998-99 ndodhi dhe nuk mund të gjejë ndonjë justifikim për
këto vepra. Ka ardhur koha për njohje dhe pranim.
Josef Martinsen
Predrag Miletić: Nëse është më lehtë për ju mund të flas në anglisht. Josef Martinsen: Po, sigurisht. A mund të na thoni emrin tuaj? Predrag Miletić: Po, patjetër. Emri im është Predrag Miletic dhe vij nga QHJ-ja. Kam ardhur vetëm për ta dëgjuar prezantimin tuaj dhe kam qenë edhe në prezantimin tuaj vitin e kaluar gjithashtu. |
Nuk kam nevojë ta them, por e admiroj shumë punën tuaj dhe gjithҫka që ju po bëni këtu në Ballkan. Siҫ thatë edhe ju, kjo është shtëpia juaj e dytë. |
Dëshiroj të them diҫka në lidhje me vërejtjet tuaja për QHJ-në dhe prezantimin tuaj të vitit të kaluar dhe gjithҫka ju thatë. Para së gjithash, Libri i Kujtimeve i Kosovës është tani në dispozicion, lista është në dispozicion në uebfaqe. |
Qëllimi ynë i vetëm bashkë me katër dokumentuesit tjerë që ju i përmendet ishte që ta krahasonim listën tonë me katër listat tjera. Në nuk kemi pasur qëllime të këqija. |
Në thjeshtë donim ta kontrollonim nëse na ka shpëtuar ndonjë emër. Të gjithë emrat që nuk janë në Librin e Kujtimeve e Kosovës janë emrat që ne nuk i kemi kontrolluar ende. |
Ne nuk i kemi publikuar të gjithë emrat e këtyre 3190 personave që ju e përmendet se duhen vendosur në një regjistër tjetër sepse gjithnjë egziston një mundësi se disa prej këtyre emrave mund të dalin si viktima të luftës, sepse hulumtimi ynë është duke vazhduar. Ne kemi mbështetje edhe për dy vjet për këtë hulumtim. |
Dhe tani po e bëjmë kontrollimin e të gjithë emrave për të cilët nuk jemi të sigurtë. Ekziston një vrojtim për atë që ndodhi në LKK. Mendoj se ai është një libër i mrekullueshëm dhe një përpjekje për ta bërë një listë të tërë viktimave në Kosovë. |
Ne gjithashtu kemi pasur qasje në disa lista të UNMIK-ut, OMPF-së, dhe ICS-së, dhe e kuptoj se ju e keni bërë një përpilim të të gjitha këtyre burimeve që kanë qenë në dispozicion për hulumtimin tuaj. |
Por kanë ekzistuar disa kategori të viktimave që kanë qenë të listuara si të mbyllura sepse nuk ka pasur informata në dispozicion mbi statusin e personit, ose kanë qenë të mbyllur për ndonjë arsye tjetër (janë gjetur gjallë, etj.). Ne nuk e kemi mbylluar asnjë rast si “jo viktimë” |
para se të përpiqeshim ta hulumtonim dhe kontrollonim rubrikën. Që të katër dokumentuesit që ju i përmendët nuk e kanë pasur mundësinë që ta kontrollojnë ҫdo emër që ju e keni publikuar. Ju thjeshtë e keni bërë përpilimin por ne kemi hulumtues në fushë dhe po përpiqemi që të kontrollojmë ҫdo emër, |
dhe ta përcaktojmë statusin e personit. Ekziston gjithashtu problemi i metodologjisë. Të gjithë këto katër metodologji nga të gjitha katër burimet janë të ndryshme, metodologjia juaj dhe metodologjia jonë. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë disa dallime në mes katër listave tona. |
Edhe njëherë më duhet të them se nga libri që ju keni përpiluar, “Ҫfarë Ndodhi në Kosovë?” kemi arritur që t’i konfirmojmë rreth 10 ose 15 emra që nuk i kemi pasur më përpara. |
Pa librin tuaj dhe pa listën që ju keni përpiluar ne ndoshta nuk do të kishim mundur kurrë që t’i mbledhim tërë ata emra. Edhe sikur të ketë qenë vetëm një emër që ne kemi arritur ta konfirmojmë bazuar në librin tuaj është sukses i madh për të gjithë. |
Kjo është thjeshtë mënyra se si po ecte projekti ynë. Edhe ne gjithashtu filluam nga zeroja. Kishim ca dokumentime nga kohë më përpara, por që gjithashtu po përpiqeshim të mblidhnim nga sa më shumë burime që ishte e mundur, siҫ e patë ju në prezantimin e vitit të kaluar. |
Më duhet të them gjithashtu edhe një gjë dhe do ta mbaroj. Është edhe një person tjetër nga Norvegjia, emri i të cilit është Kristian Kahrs dhe është shumë i lig. |
Më duhet të them se ai ishte shumë i lig në përpjekjet e tij për të thënë se libri juaj është falsifikat dhe mendoj se ajo që ai po thoshte është shumë e keqe. Ne nuk pajtohemi me të. |
Shkrimi i tij mbi punën tuaj ishte shumë shumë i keq dhe nuk pajtohem me vëzhgimin e tij se ju thoni në një vend në librin tuaj se e keni daten e vrasjes ose datën e zhvarrosjes, |
nëse data e vrasjes nuk ishte në dispozicion. Sikur ai ta kishte lexuar, ai do ta dinte atë, por dukshëm ai nuk e ka lexuar. Ai po përpiqej të thoshte se ju keni më shumë emra në vitin 2000, por që ata ishin emra të zhvarrosjeve dhe jo të vrasjeve. |
Ne nuk bazohemi në vrojtimet e tij dhe më vjen keq për shkrimet e tij mbi punën tuaj dhe e admiroj punën tuaj. Ishte thjeshtë një koment, jo pyetje por faleminderit edhe njëherë. |
Josef Martinsen: Faleminderit për vërejtjet tuaja. Së pari dua të them se e vlerësoj punën që Natasha Kandiq e ka bërë gjatë këtyre njëzet vjetëve. |
Ajo e ka bërë një punë të mrekullueshme në hulumtimin e asaj se ҫfarë ndodhi gjatë të gjitha katër luftërave në Ballkan, të fundit që ajo e hulumtoi ishte Kosova. |
Kështu që nuk jam i inatosur me Natasha Kandiq. E vetmja gjë ndaj së cilës reagova unë është se është përdorur nga njerëz që nuk ju pëlqen puna ime dhe ndoshta as puna juaj. |
Ata e përdorën këtë si arsyetim se ne falsifikojmë emra. Faleminderit që e përmendet atë. Do ta kemi parasysh. |
Por më duhet të them se akoma nuk e kuptoj arsyen pse i përmendët ata katër dokumetuesit tjerë dhe i përmendët ata 3190 emra. Njerëzit me siguri kanë sypozuar se ka diҫka misterioze ose diҫka nuk është në rregull këtu, |
ndoshta ata përpiqen që t’i falsifikojnë gjërat. E shihni, kjo është arsyeja pse unë reagova në atë mënyrë. |
Mirë, pyetje tjera? Nëse jo, mund të shërbeheni me kafe dhe mund t’i shikoni gjërat që i kam vendosur. Aty është një kopje e ligjëratës sime në anglisht dhe serbisht, kështu që nëse keni dëshirë mund ta merrni një kopje. |
Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj. |