AUTORËT E KRIMEVE NË KOSOVË
PROGRAMI PËR AUTORËT E KRIMEVE TË LUFTËS NË KOSOVË
Lufta/konflikti në Kosovë 1998-99 e shkaktoi vdekjen e më shumë se dhjetë mijë civilëve. Më shumë se një mijë prej këtyre viktimave akoma mungojnë; familjet e viktimave po vuajnë për shkak të pasigurisë lidhur me të dashurit e tyre.
Serbët, shqiptarët dhe romët që morën pjesë në aktivitete gjatë viteve 1998-99 ndaj civilëve që rezultuan në vdekje ose lëndime të mëdha fizike dhe mendore konsiderohen si kriminel lufte kështu rrjedhë definicioni: krim lufte. Ka me qindëra, nëse jo me mijëra, që kanë marrë pjesë ose kanë dëshmuar aktivitete të tilla dhe shumë prej tyre sot kanë pasoja mendore për shkak se në ndonjë mënyrë janë detyruar të marrin pjesë ose të dëshmojnë:
- Ish ushtarë, oficerë, policë, paramilitarë serbë dhe tjerë që morën pjesë ose ishin dëshmitarë të krimeve të luftes, ju lutemi që të deklaroheni. Na kontaktoni dhe ne do t’ju ndihmojmë me barrët tuaja të rënda.
- Ushtarë, oficerë dhe police shqiptarë të Kosovës dhe tjerë që morën pjesë ose ishin dëshmitarë të krimeve të luftës, ju lutemi që të paraqiteni.
Na kontaktoni dhe ne do t’ju ndihmojmë me barrët tuaja të rënda.
Të gjitha informacionet që i marrim nga ish pjesmarrës ose dëshmitarë do të trajtohen me konfidencialitet në lidhje me ata që kontribuojnë me informacione. Komisioni i Së Vërtetës do të punojë për një zgjidhje përfundimtare të krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99, jashtë sistemit gjyqësor.