Ligjerata e mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës: “Gjenocidi në lidhje me dokumentimin tim të krimeve të luftës në1998-99 në Kosovë” – 27.04.2023 nga Josef Martinsen
E nderuara Akademi e Kosovës, dëshiroj të falënderoj Institutin Shkencor Kosovaro–Suedez që më ftuan të flas për Gjenocidin në lidhje me dokumentimin tim të krimeve të luftës nga vitet 1998-99.
Historia ishte lënda ime e preferuar në shkollë, në vitet 1940-të. Asokohe nuk kishte internet, sot në internet mund të gjeja lehtësisht informacione për Akademinë e Kosovës të themeluar për herë të parë në vitin 1975.
Me kalimin e viteve në Kosovë dhe Serbi lexova njëfarë historie shqiptare dhe ballkanike dhe një herë më kapën sytë fjalën “Besa” në shqip si diçka e shenjtë dhe përfaqësonte një virtyt shqiptar. Për ne norvegjezët kemi diçka të ngjashme “fjala është fjalë”.
Gjatë leksionit tim mund të kem një ose dy devijime. (Devijim, “akt i devijimit nga tema kryesore që po bisedohet”) Ja devijimi i parë:
Shqiptarët në Ballkan, ndryshe nga shumë popuj në Evropë, thuhet se janë kujdesur për hebrenjtë e arratisur nga persekutimi i nazistëve gjermanë, gjatë Luftës së Dytë Botërore 1938-45. Në Skandinavi, vetëm danezët dhe suedezët u kujdesën për hebrenjtë në arrati.
Norvegjezët bënë të kundërtën. Policia lokale norvegjeze mblodhi hebrenjtë në aksione të planifikuara sekrete. Herët në mëngjes të gjithë hebrenjtë u mblodhën dhe hipën në një varkë për në Kampin e Përqendrimit të Aushvicit. Më 25-26 nëntor 1942 u dërguan më shumë se 750 persona dhe vetëm 26 u kthyen të gjallë pas luftës. Kjo është një barrë e rëndë historike për Norvegjinë.
Ndërhyrja që ktheu rrjedhën në Kosovë
Nëse NATO-ja nuk do të kishte ndërhyrë në mars të vitit 1999 dhe ta nënshtronte ish-Jugosllavinë ndaj një bombardimi të gjerë ajror për mbi 78 ditë, mendoj se shumica e popullsisë shqiptare të Kosovës ndoshta do të kishte qenë refugjate në të gjithë Evropën dhe në pjesën tjetër të botës dhe Kosova do të kishte mbetur si pjesë e Serbisë, në pjesën e mbetur Jugosllavisë.
Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e popullit të Kosovës shpallën pavarësinë e Kosovës (Deri më 4 shtator 2020, 101 nga 193 (52.3%) shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, 22 nga 27 (81.5%) shtete anëtare të Bashkimit Evropian, 27 nga 31 (87.1%) shtete anëtare të NATO-s dhe 33 nga 57 (57.9%) shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik e kanë njohur Kosovën) dhe më pas miratuan Kushtetutën e Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
T’i kthehemi temës së Gjenocidit. Në vitin 1948, OKB miratoi një përkufizim për të mbuluar këtë term;
Gjenocidi
Fig 1
Konventa e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin e përkufizon gjenocidin si “një nga aktet e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, të tillë si:
- vrasja e anëtarëve të grupit;
- lëndimi i rëndë trupor ose mendor,
- lëndimi i anëtarëve të grupit;
- shkaktimi i qëllimshëm i kushteve të jetës së grupit me qëllim shkatërrimin e tij të plotë ose të pjesshëm;
- vendosja e masave që synojnë të parandalojnë lindjet brenda grupit;
- [dhe] transferimi me forcë i fëmijëve nga një grup në një grup tjetër .”
Në vitin 1998, GJNPR (Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ruandën) vendosi precedentin e rëndësishëm që përdhunimi sistematik është në fakt një krim gjenocidal.
Komuniteti juridik dhe politik ndërkombëtar për disa arsye ka shmangur përdorimin e termit gjenocid kur bëhet fjalë për krimet e kryera në Kosovë në vitet 1998-99, ku 10600 civilë të paarmatosur u qëlluan dhe u vranë qëllimisht. Dhe rreth gjysma e popullsisë shqiptare u deportua dhe u transferua me forcë jashtë Kosovës. Dokumentacioni im i paraqitur në 2010 www.truth-commission.com tregon qartë se ishte kryer gjenocid. Lufta asimetrike e nisur nga ushtria jugosllave dhe serbët në Kosovë nën regjimin e Millosheviqit nga viti 1998-99 rezultoi në këto aktakuza dhe dënime:
Fig 2
Më 26 shkurt 2009, ish-zyrtarët e mëposhtëm policorë dhe ushtarakë të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë u dënuan nga Dhoma Gjyqësore III e Tribunalit për krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë në vitin 1999:
- Ish-zëvendëskryeministri jugosllav, Nikola Shainoviq, gjenerali i Ushtrisë Jugosllave (VJ), Nebojsha Pavkoviq dhe gjenerali i policisë serbe Sreten Lukiq u dënuan me nga 22 vjet burgim për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
- Gjenerali i Ushtrisë jugosllave, Vladimir Lazareviq dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Dragoljub Ojdaniq u shpallën fajtorë për ndihmë dhe nxitje në kryerjen e një numri akuzash për dëbim dhe transferim të dhunshëm të popullatës etnike shqiptare të Kosovës, dhe secili u dënua me 15 vjet burgim.
Prokuroria i akuzoi të pestët për krime të kryera gjatë një fushate terrori dhe dhune të drejtuar kundër popullatës etnike shqiptare të Kosovës në fillim të vitit 1999. Secili nga të akuzuarit pretendohej se kishte marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte të modifikonte ekuilibrin etnik në Kosovë për të siguruar kontroll të vazhdueshëm nga autoritetet serbe. Plani duhej të ekzekutohej me mjete kriminale, duke përfshirë dëbimet, vrasjet, transferimet e detyruara dhe persekutimet e shqiptarëve të Kosovës”.
Kur UNMIK-u mori kontrollin e Kosovës, ata nuk kishin të dhëna për popullsinë apo arkiva që mund të lehtësonin punën për krijimin e listave të të vdekurve dhe të zhdukurve. Pjesa më e madhe e inventarit të zyrës dhe pajisjeve teknike nuk ekzistonin më.
Autoritetet e reja dhe të tjerët në Kosovë që punuan me njerëz të vdekur dhe të zhdukur ishin shumë të varur nga listat që ishin krijuar nga organizatat ndërkombëtare si Kryqi i Kuq, GJND-ja dhe OJQ-të e tjera. Për shkak se përdoreshin tre gjuhë të ndryshme (anglisht, shqip dhe serbisht), listat ishin deri diku të mangëta. Shumë persona që erdhën dhe raportuan nuk mund të dokumentonin se kush ishin dhe kë përfaqësonin.
Forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe që morën pjesë në dëbimin me dhunë të më shumë se gjysmës së popullatës civile shqiptare, morën me dhunë të gjitha format e letërnjoftimeve personale dhe dokumentacionin tjetër nga popullata që mund të vërtetonte se ishin nga Kosova.
Fig 3
Para se të filloja projektin e librit, nëntor 2006, lidhur me 400 varrezat masive, kontaktova me Drejtorin e Institutit të Historisë Dr. Jusuf Bajraktari dhe Drejtorin e Arkivit të Kosovës, Dr. Jusuf Osmani dhe i kërkova këshilla për projektin tim të librit. Për habinë time më thanë se duhet të filloj sa më shpejt përndryshe provat mund të humbasin, sepse kishin kaluar shtatë vjet pas luftës. Ata më thanë se UNMIK-u dhe autoritetet lokale në atë kohë i kishin ndaluar të vepronin në këtë rast dhe në raste të tjera, pasi që nuk kishte burime të ndara për departamentet e tyre. Kërkova një rekomandim me shkrim për projektin tim të librit të cilin ata e lëshuan, shih më poshtë:
Fig 4
Burimet e të dhënave që kam përdorur falë rekomandimit të lëshuar nga Dr.Jusuf Bajraktari i Institutit të Historisë dhe Dr. Jusuf Osmani në nëntor të vitit 2006.
1 = Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Prishtinë (ICRC)
2 = Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë – Hagë (GjND)
3 = Zyra për Mjekësi Ligjore për Persona të Zhdukur/UNMIK/EULEX – Prishtinë (ZPZhML)
4 = Qendra për të Drejtën Humanitare – Beograd (FDH)
5 = Autor (Josef Martinsen – punë kërkimore në Kosovë) (JM)
6 = Drejtësia Ndërkombëtare – Human Rights Watch (HRW
7 = Nuk Ka Paqe pa Drejtësi (NPWJ)
8 = Grupi Ndërkombëtar i Krizave, (Kërkesat e Realitetit) Bruksel (ICG)
9 = Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
10 = Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Prishtinë (KMDLNj)
Fig 5
Tashmë në fillim të pranverës së vitit 1998, shqiptarët e Kosovës u detyruan të linin shtëpitë dhe fshatrat e tyre për shkak të granatimeve të forta kundër shtëpive të tyre dhe këmbësorisë që erdhën pas granatimeve dhe i detyruan familjet të dilnin në rrugë ose në pyje e male dhe dogjën shtëpitë e tyre. Numri i personave të regjistruar jashtë Kosovës nga marsi 1998 deri në shkurt 1999:
Mars 1998 24000
Prill 1998 170 000
Tetor 1998 200 000
Nëntor 1998 175 000
Janar 1999 190 000
Shkurt 1999 210 000
Numri i refugjatëve të zhvendosur nga Kosova 23 mars-9 qershor 1999
Nga 23 marsi 1999 gjërat u përshkallëzuan në mënyrë dramatike kur SHBA, Britania dhe NATO filluan bombardimet e lajmëruara të mbetjes së Jugosllavisë, përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi. Millosheviqi shpalli gjendjen e luftës dhe Ushtria ishte zyrtarisht përgjegjëse për të gjitha veprimet që zhvilloheshin në Kosovë. Nuk do t’i përsëris numrat, por theksoj se për rreth 4 muaj më shumë se 800 mijë janë dëbuar me forcë nga Kosova. Këtu kam disa fotografi, ku tregohet seksioni i hartës dhe fotografitë e vendeve ku janë gjetur shqiptarë të vdekur brenda Serbisë.
Kosovo/Kosova As Seen, As Told (OSBE) regjistroi numrin e mëposhtëm të personave që u larguan ose u detyruan të largoheshin nga Kosova.
Fig 6
Gjenden varreza masive në Serbi me viktima shqiptare.
Gjatë vitit 1998 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 1999 disa mijëra shqiptarë të Kosovës u zhdukën brenda Kosovës. Më shumë se 836 persona u gjetën në varreza masive në Serbi. Viktimat e vdekura janë transportuar nga varrezat masive në Kosovë me kamionë në varrezat masive brenda Serbisë për të mbuluar aktet kriminale të kryera nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Këto aktivitete të fshehta u zbuluan kur një kamion me trupa të pajetë u përfshi në një aksident trafiku dhe kamioni përfundoi në lumë dhe trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës filluan të lundrojnë mbi ujë. Më shumë se dy mijë shqiptarë të Kosovës janë ende të zhdukur.
Fig 7
Batajnicë
Në këtë lokacion në Batajnicë ku janë gjetur varreza masive, tunele të gjata nëntokësore (50-100 m) të cilat më herët janë përdorur për rritjen e kërpudhave, tani janë përdorur për të ruajtur kufomat e marra nga varret masive në Kosovë dhe para identifikimit.
Fig.8
Fig.9
Foto: Dr. Arsim Sh. Gërxhaliu (2002)
Fig 10
Informacione shtesë deri më 10 maj 2010 nga Serbia tregojnë një varr të ri masiv të gjetur në Rashkë afër kufirit me Kosovën. (Foto Scanpix/Reuters)
Gjithçka që kam paraqitur të drejtojnë tek gjenocidi Për më shumë informacion në lidhje me dokumentacionin tim, shihni: www.truth-commission.com
Pjesa e fundit e ligjëratës time
Është shumë e çuditshme se si ka kaluar koha për mua që nga viti 2010 kur kam paraqitur dokumentimin tim për krimet e luftës. Edhe për të gjithë të tjerët koha ka fluturuar qartë, përveç për gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht për 423 gratë e para të dhunuara që gjetën guximin të nënshkruajnë një dokument, kur UNMIK-u dhe autoritetet lokale e kërkuan atë, për to koha pothuajse ka ngecur. UNMIK-u dhe autoritetet e reja politike shqiptare në vitin 1999 kishin nevojë për dëshmi të dokumentuara të abuzimeve kundër civilëve të kryera nga serbët në Kosovë në vitet 1998-99. Grupi prej 423 grave të përdhunuara nënshkruan dhe iu premtua mbrojtje, mbështetje dhe ndihmë në mjedisin lokal kur u shpërngulën nga shtëpitë e tyre, por ndihma nuk erdhi kurrë! Që nga viti 2010, pas takimit tim të parë me disa nga gratë e dhunuara, kuptova se puna ime në Kosovë nuk mund të përfundojë ende. Një faqe e re nuk mund të hapet në jetën e këtyre grave pa mbushur më parë hapësirën boshe që u krijua. Liderët politikë nuk mund të vazhdojnë në jetë me detyra të tjera derisa të përmbushen premtimet e dhëna. Prej vitesh i kam dërguar letra kryeministrave të mëparshëm dhe atij aktual për 423 femra viktima të luftës, për të kompensuar mungesën e mbështetjes që u premtua, por asgjë nuk realizua.
Fig 11
Tre libra janë shkruar që nga viti 2003 nga shkrimtare femra vendase, pyes veten se sa politikanë i kanë lexuar këto librat?
– Histori Tmerri 1998-1999 e Sanije Gashit (2010)
– Rrefime Tronditëse, (Femrat e Dhunura Gjatë Luftës së Kosovës) Luljeta Selimi (2003)
– Pa Apologji nga F. Ramosaj (2005), Botuar nga Dukagjini.
Mirë, ja devijim i dytë:
(Në fe, një profeci është një mesazh që i është komunikuar një personi nga një entitet i mbinatyrshëm.
Para ca nete mora këtë profeci:
“Do të ketë një mallkim mbi Kosovën derisa 423 femra viktima të luftës të kenë justifikimin dhe kompensimin e tyre të drejtë.”
Faleminderit per vëmendjen tuaj.