SITUATA AKTUALE – GRATË E PËRDHUNUARA

Letër e hapur ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale – AKTI I

Kjo letër e hapur është një përgjigje ndaj Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit dhe Qeverisë së Kosovës në lidhje me dështimin e tyre për t’u marrë me viktimat femra shqiptare të luftës gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të fundit.

 

LETER E HAPUR MINISTRIT ARBAN ABRASHI DHE QEVERISË SË KOSOVËS

Hyrje
Gjatë Luftës së Dytë Botërore autori i mirënjohur norvegjez Arnulf Øverland (1889-1968) e shkroi atë që ndoshta u bë poezia e tij më e njohur “Nuk guxon të flesh!”, pjesë e së cilës thotë kështu:

“S’duhet të qëndrosh, i ulur qetë në shtëpinë tënde,
Duke thënë: Dëshpëruese është, të varfër janë dhe të vetëm.
Nuk mund ta lejosh! Nuk guxon, në asnjë mënyrë.
Ta pranosh nëpërkëmbjenqë mund t’u ndodhë tjerëve!
Këlthas me gulçimin e fundit të frymës time:
Nuk guxon të prehesh, të qëndrosh dhe të harrosh!”

Citati i mësipërm mund t’i aplikohet situatës në të cilën ndodhen viktimat e dhunës seksuale të luftës.
Kanë kaluar shtatëmbëdhjetëvjet që nga përfundimi i luftës dhe asgjë e prekshme nuk është bërë për grupin e regjistruar të viktimave femra të luftës. Për shkak të shoqërisë patriarkale në të cilën ato jetojnë dhe qëndrimit çnjerëzor ndaj tyre, viktimat e dhunës seksuale të luftës janë trajtuar në një mënyrë degraduese. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për këtë gjë, politikanët nuk kanë bërë pothuajse asgjë që nga përfundimi i luftës për të sjellëçlirim ekonomik për këto gra dhe fëmijët e tyre.

Rasti
Ministri Abrashi po vazhdon në tënjëjtën mënyrë si paraardhësit e tij në qeveritë e mëparshme në shtatëmbëdhjetë vjetët e fundit duke caktuar takime me OJQ-të ku agjenda duket se ështështyrje e vazhdueshme e çfarëdo veprimi të prekshëm dhe të menjëhershëm ku do të përfitonin viktimat femra të luftës së viteve 1998-99. Këto viktima përjetojnë dhimbje shtesë të shkaktuar nga sjellja e paditur dhe mospërfillëse e politikanëve dhe Qeverisë.

Kjo mungesë e plotë e të drejtave të grave përgjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve të fundit duket se po vazhdon, ndërsa politikanët kanë përfituar nga ndihma e vendeve Perëndimore të cilat ua mundësuan qëata të kenë pozita të larta në shoqëri. Një nga kushtet për zënien e këtyre pozitave është përfshirja e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht gjinisë. Duket se ata e kanë injoruar obligimin e tyre ndaj viktimave femra të luftës ndërsa i ofrojnë ndihmë viktimave meshkuj. Ky lloj diskriminimi është mizor dhe i neveritshëm.
Barazia për femrat duket se mungon në Kosovë. Ideja e krijimit të një komisioni tjetër të ri për rastet e viktimave femra të përdhunuara gjatë luftës, në të vërtetë do të jetë një formë e re e ngacmimit për to.
Grupi prej 423 grave tashmëështë intervistuar dhe ekzaminuar nga mjekët dhe spitalet. Ky informacion është i vlefshëm, kështu që nuk ka nevojë për t’i shtuar mjerim këtyre grave.

Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme
Më herët e kam sugjeruar një pension të menjëhershëm të përkohshëm prej 500€ në muaj deri sa politikanët të gjejnë kohë që ta marrin një vendim për viktimat më të dobëta të luftës. Në qoftëse ndonjë politikan mendon se kjo shumëështë e madhe, unë mund t’ju siguroj se nuk është.Jo vetëm që këto gra u dhunuan gjatë konfliktit, por ato gjithashtu u ekspozuan ndaj formave tjera të krimeve të kriminelëve të luftës, dhe për këtë arsye qeveria e Kosovës mundet dhe duhet të kërkoj kompensim për to dhe në këtë mënyrë të shpaguhen për pensionin e luftës që duhej ta kishin zbatuar.
Deri tani politikanët e kanë treguar një mungesëtë frikshme të shkathtësisë politike dhe praktike për popullin që i shërbejnë.

Përgjegjësia për të vepruar.

Përderisa ka frymë në trupin tim, qëllimi im është që t’ju ndjekë juve, ministër Arban Abrashi dhe Qeverinë deri sa ju t’i sillni drejtësi këtyre viktimave femra të luftës. Siç e dini unë i kam kaluar pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të jetës sime për ta ndihmuar popullin e Kosovës duke i dokumentuar krimet e luftës të kryera gjatë luftës, në mënyrë vizuale dhe në të shkruar. Aktualisht po e edukoj popullatën serbe, veçanërisht brezin e ri, në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në vitet 1998-99 në Kosovë dhe nevojën e gjetjes së personave të humbur nga lufta. Ka familje në Kosovë dhe Serbi që akoma u mungojnë të dashurit e tyre.

Josef Martinsen
Autor