SITUATA AKTUALE – GRATË E PËRDHUNUARA

Letra nga dëshmitarët dhe viktimat

LETËR I

Mikut tim të mirë Josef Martinsen

Dëshmi në lidhje me gratë e përdhunuara në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99

Përshëndetje zt.Martinsen. Nuk di nga t’ia filloj të flas për ato viktima të përdhunuara të luftës që janë torturuar dhe harruar nga të gjithë, dhe ato nuk po jetojnë, por mbijetojnë në kushte të vështira.

Nga ato, 298 gra kanë ndërruar jetë, 11,800 gra e kanë braktisur Kosovën dhe 423 gra janë regjistruar si viktima të përdhunimit. Ҫdo ditë ose javë të lume një viktimë e përdhunimit gjatë luftës vdes si pasojë e mungesës kushteve financiare që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të vizitohen nga mjeku. Unë si mjek ua kam dhënë ndihmën e parë 786 viktimave të përdhunimit të cilat u përdhunuan në mënyrë brutale. Një prej tyre është gjithashtu FB që sot ka ardhur në emrin tuaj dhe më ka kërkuar mendimin tim në lidhje me qeverinë. Unë e kam një mendim negativ për qeverinë për shkak të injorimit dhe mosbërjes asgjë për këto viktima të përdhunimit.  Jam munduar të takohem me Hashim Thaqin, Kadri Veselin e Arban Abrashin por ka qenë e pamundur. Pavarësisht faktit se jam hospitalizuar vitin e kaluar dhe tani po shërohem nga problemet shëndetësore, do të vazhdoj t’i mbështes dhe të qëndroj afër motrave të mia, siҫ i kam quajtur që 17 vjet, për shkak se askush nuk është kujdesur për ato si unë. Dua ta mbyllë këtë letër tani me shpresën se dikush nga shoqëria do t’i ndihmoj këto gra në këto ditë të ftohta dimri derisa qeveria të bëjë diҫka për to.

Sinqerisht,

Dr.Shukri Gerxhaliu

12.11.2016

Vushtri, Kosovë

 

LETËR II

Të qenit grua e përdhunuar në Kosovë është turp i madh. Ne asnjëherë nuk jemi ndjerë të barabarta me njerëzit tjerë. Edhe pse shumë libra janë shkruar nga shumë OJQ, e shumë ligje kanë kaluar, gjithnjë kemi parë shumë njerëz që na drejtojnë gishtin drejt nesh edhe pse ajo ҫfarë ndodhi ishte kundër vullnetit tonë. Qeverisë nuk i intereson për ne. Ata ndjehen shumë rehat në karriget dhe zyrat e tyre luksoze, sepse askush në familjen e tyre nuk e ka pasur fatin tonë. Që nga lufta, 17 vjet kanë kaluar, dhe nuk e di edhe sa vite duhet të kalojnë që t’na bëjnë të ndjehemi të barabartë, të rëndësishëm në  ҫdo pjesë të jetës.

F.C.

12.11.2016

Fushë Kosovë, Kosovë

 

LETËR III

Shënime viti 1998
Në fshatin Vasi
Evë këtu jetojn shqipëtar dhe serb janë dhunu përmbi se 18 veta per tri ore I morren policet I qun e pumpa e bencinit aty kishte ushtarë edhe ata kryen dhune ndaj ketyre femrave qe ne krye kishin komandantin Radivoje Stajkovic po nga fshati Vasilev ketyre femrave une dr Shukru Gergjaliu ju dhash ndihmen e pare pastaj dhuna ne Shipkovc ku ishin femra te dhunuara e te rrahura brutalisht nga forcat paramilitare serbe keto 7 femra I kam mbajtur per 5 dite te fshehura ne nje shtepi ne fshatin Deberlluk ku I kame trajtuar per 5 dite ren .Ne vitin 1999 filluan dhunimet e medha ne qdo cep te kosoves kishte dhunime ne ter fshatrat e Vushtris kishte 786 femra qe ju dhash ndihmen e pare vetem une si mjek ne studime ndodhi dhunimi me I madhe ku u dhunuan femra e femra nga moshat me te ndryshme per femrat shqipetare burgu me I madhe ishte fshati studime aty I binin femrat nga mitrovica skenderaji prishtina nga shume fshatra ishte llogori I femrave nga me te bukurat dhe te rejat ishta 22 shkurti 1999 ku ato femra mbaheshin ne shkolle ku dhunoheshin nga policia paramilitaret e ushtria serbe mbaheshin me dite e net te tera pa hanger pa pi vetem dhunim dhe rrahje brutale ne kete vend gjate kohes shkurt-mars594 femra vetem ne fshatin studime ku 150 femra ran ne bunare pas turpit qe ben serbet mbi to ku edhe sot e 17 vite ne ju dergoim lule ne keto bunare dhe I kujtojme keto femra heroine me 3 mars ne studime I sollen edhe 72 femra te bukura te reja ne mesin ishte f.b f.c r.q h.d m.k. B.i.b.b.s.g.r.r e shume e shume tejra ku mezi shpetuan per tri dite rresht u dhunuan pa nderpre kishin prerje ne fetyre djegie cigaresh neper duar keto femra kan qen me te pervujturat gjate dhunimeve sepse ne komado kishinin cetnikun e madhe zoran pasiq shok I arkanit ku femrat me te bukura ja dergonte ati ne zveqan edhe keto femra kane pas plage te medhaja ne vagine ne zorren e trash djegje ne trup dhe prerje ne fetyre disa nga to kane kryqin e vizatuar ne vagin nga forcat serbe qe ja vizatun me thike dhe per keto femra 3 here kame deshmuar ne euleks dhe 2 here ne hage kisha edhe foto te viktimave te dhunes seksuale kame fol per to me qdo ndekombetare te takuar ne kosove por kush mund ti kuptoi kete gra se une qe jave pashe dhimbjen ne shpirt plagen ne zemer dhe turpin ne fetyre por ato ende ndihen te truperuara sot e 17 vite . Sote flitet se ka mbi 20.000 mije femra te dhunuara dhe jane sepse vetem une kame afruar ndihme shendetsore per 786 femra e sa ka neper fshatrat malore qe nuk guconje te flasin se qfare ju ka ndodh sepse kane frige familjen e tyre dhe shoqerin 11.800 kane leshuar vendin gjate luftes dhe dhe kane deklaruar per dhune ne shoqatat e para qe ishin ne kosove osmv ne maqedoni dhe shqiperi . Qe pas lufte e kendej kane vdekur nga pakujdesia e shteti dhe e shoqeris 298 femra qe kane qen te dhunuara sepse nuk kishin buke per femijet dhe barna per veti kurse pak force dhe guzim paten 423 femra te ngrej zerin per dhunen dhe tmerrin qe kaluan keto femra edhe pse ende askush nuk po ndegjon se qfare po thone por edhe nese nje dite behet qe keto te marrin pare penssioni do te kalojne neper veshtiresi te medhaja neper komisione me 9 Antare. Kjo eshte per mendimin tim qmenduri.

Me rrespekt,

Miku juaj,

Shukri Gergjaliu