Uncategorised

Letër kryeministrit Albin Kurti (03.12.2021.) lidhur me viktimat femra të luftës në Kosovë 1998-99.

Josef Martinsen
post@truth-commission.com
03 Dhjetor 2021

Albin Kurti
Kryeministër
Kryeministri I Kosovës
Ndërtesa e Qeverisë,
Sheshi “Nëna Terezë”
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 

LIDHUR ME 423 VIKTIMAT E PARA TË DHUNIMIT NË LUFTËN 1998-99 TË REGJISTRUARA SI INICIATIVË NGA UNMIK-u DHE AUTORITETET LOKALE


I nderuar kryeministër Kurti:

Në pranverën e vitit 1999, UNMIK-u dhe autoritetet lokale i inkurajuan viktimat e përdhunimit të luftës (viktimat e abuzuara seksualisht) që të regjistroheshin dhe kështu t’u siguronin autoriteteve të reja në Kosovë dëshmitë e nevojshme të luftës kriminale ose asimetrike, dhe në këtë mënyrë edhe të përfitojnë këto viktimat. Shumica e viktimave femra që u kontaktuan kundërshtuan regjistrimin si viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, sepse, siç thanë ato, kjo do të përbënte dënim të përjetshëm me trajtim degradues, stigmatizues dhe poshtërues nga shoqëria.

Dhe ato kishin të drejtë.

 

Prezantimi

Pas përfundimit të luftës, të gjithë u përpoqën të kompensonin dëmet e shkaktuara prej saj siç janë ndërtesat dhe dëmtimet fizike, përveç dëmeve të brendshme të cilat askush nuk mori kohën për t’i shëruar.

Vit pas viti, qeveria ka ndërtuar shtatore të ndryshme për heronjë të ndryshëm, por si duket nuk kishte heroizëm në gratë që u përdhunuan gjatë luftës në 1998-99 – ato nuk u njohën si viktima të luftës, ose të paktën si veterane. U deshën gati njëzet vjet që të pranoheshin dhe njiheshin nga shteti i tyre, vetëm që të konsideroheshin si “turpi i shoqërisë”.

Jo të gjitha gratë që janë dhunuar gjatë luftës së fundit jetojnë në Kosovë . Disa prej tyre u larguan nga vendi, gjatë ose pas luftës, të tjerat përfunduan duke bërë vetëvrasje, ndërsa një pjesë tjetër e tyre nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të pranonin fatin dhe të vazhdonin jetën me një vrimë në zemër, një vrimë që shoqëria.e thelloi duke drejtuar gishtin drejt tyre.

Në kohën e qeverive të kaluara, thuajse çdo muaj, u shkruanim ministrave dhe ish-kryeministrave duke kërkuar dëmshpërblim për këto gra, por për tetëmbëdhjetë vjet nuk morën asnjë mbështetje nga qeveria e tyre. Ne e dimë mirë se asgjë nuk mund të zëvendësojë vuajtjet dhe dëmet e shkaktuara. Edhe pensioni që ato marrin tani, pas tetëmbëdhjetë vjetësh nuk mjafton, nuk është në gjendje të plotësojë nevojat e tyre aktuale e aq më pak të kompensojë kohën që ato janë harruar nga të gjithë përreth duke mos pasur as edhe fatin e një trajtimi të mirë mjekësor.


Gjendja

Prandaj, ju lusim i nderuar kryeministër që të mos vazhdoni në këtë mënyrë, të mos ndiqni gjurmët e qeverive të mëparshme dhe ish-kryeministrave, e veçanërisht të mos harroni këtë grup njerëzish që shoqëria i ka lënë pas dhe qeveritë e kaluara kanë vazhduar me përditshmëritë e tyre pa gjetur kohën për të përmbushur me të vërtetë nevojat e tyre.

Një kompensim për 18 vitet e sipërpërmendura, trajtim i mirë mjekësor dhe ndihma ndaj tyre me ilaçet që e kanë të pamundur t’i përballojnë do të ishin mënyrë e shkëlqyer për t’u thënë se ato nuk janë të braktisura në vuajtjen e tyre.

Në artikujt e mi të mëparshëm drejtuar qeverisë së atëhershme, sugjerova një zgjidhje të shpejtë që mund të vendoset nga ministri përgjegjës dhe qeveria brenda një jave:

 1. Zbatimi i një kompensimi të përkohshëm prej 500 € në muaj, pa përfshirë tatimin mbi të ardhurat, deri sa të arrihet një zgjidhje përfundimtare.

 2. Kostot mund të vendosen në një llogari ndërqeveritare dhe të barazohen ose duke u buxhetuar kostot në buxhetin vjetor ose duke kërkuar kompensim në emër të viktimave femra të krimeve të luftës përmes sistemeve ligjore kombëtare ose ndërkombëtare.

 3.Të aplikoni në OKB/UNMIK, BE dhe organizata ndërkombëtare për fonde mbështetëse për të mbuluar një kosto totale vjetore prej 2,538,000.00 euro. UNMIK-u ka iniciuar dhe ka inkurajuar regjistrimin e viktimave femra të luftës dhe rrjedhimisht është bashkë përgjegjëse për situatën në të cilën kanë përfunduar këto 423 femra viktima të luftës,.

Nëse ndonjë politikan do të mendonte se kjo shumë është e tepërt, unë mund ta siguroj që nuk është. Jo vetëm që këto gra ishin viktima të krimeve të luftës, por ato gjithashtu u detyruan në këtë situatë regjistrimi nga autoritetet e pas luftës për të siguruar dëshmi jetike të krimeve të luftës të kryera nga serbët.

Deri më tani, politikanët kanë treguar një mungesë të frikshme të guximit politik dhe aftësisë praktike për të ndihmuar këto viktima të pambrojtura.

Përderisa ka frymë në trupin tim, synimi im është të ndihmoj Kosovën të sjellë drejtësi për këto femra, viktima të luftës. Siç mund të jeni i njoftuar tashmë, unë kam kaluar njëzet e dy vitet e fundit të jetës sime duke ndihmuar popullin e Kosovës që të dokumentojë krimet e luftës, si vizualisht ashtu edhe me shkrim (Ju lutemi vizitoni: www.kosovotrilogy.com) .

Në ditët e sotme, veçanërisht në periudhën 2013-2018, misioni im ka qenë kryesisht edukimi i popullit serb, veçanërisht brezit të ri, për ngjarjet që ndodhën në vitet 1998-99 në Kosovë dhe nevojën urgjente për gjetjen e personave ende të zhdukur nga lufta. Ka familje si në Kosovë ashtu edhe në Serbi që ende u mungojnë të dashurit e tyre, (Ju lutemi vizitoni www.truth-commission.com).

Qeveria e re nënkupton shpresë të re, dhe e di mirë që pasi ju z. Kurti e morët qeverinë për të udhëhequr shtetin, ju u bëtë shpresa e popullit të Kosovës, veçanërisht për ato gra të braktisura nga vetë familjet e tyre për gati tetëmbëdhjetë vite.

Pra, besoj se do të filloni të kërkoni kompensimin e drejtë të të gjitha këtyre 423 femra viktima të luftës të cilat janë regjistruar të parat.


Josef Martinsen
Phone no: +47 90653680