Konferenca për Shtyp e datës 29 janar 2015, në Qendren Mediatike në Beograd në lidhje me gjetjet e mia në Kosovë për krimet e luftes të viteve 1998-99.
Pse po e bëjë këtë?
Epo, mbrapa në korrik të vitit 1999 Komisioneri i Lartë Për Refugjatë (UNHCR-ja) dhe Kisha e Ndihmës Norvegjeze (KNN-ja) më punësoi si koordinator për një program emergjent të quajtur:
“Heqja e Trupave të vdekur nga Puset”
Unë nuk dija shumë për Kosovën përpara se ta merrja përsipër këtë detyrë si koordinator. Ne në Skandinavi e konsideronim atë rajonin atje poshtë si Jugosllavia. Kontakti më i afërt që e kisha me popullin e Jugosllavisë ishte në vitin 1997 kur e ndihmova një mjek që banonte në banesën time në Oslo për periudhën që ai po e studionte gjuhën norvegjeze—si parapërgatitje për një provim që i duhej që të punonte si mjek në Norvegji. Mjeku ishte një mik i imi.
Fig 1.
Përsëri në Kosovë
Ndihesha i shtrënguar që të merrem me këtë ҫështje për krimet e luftës të kryera në Kosovë sepse unë nuk po bëja asgjë me informacionet nga detyrat e mia me UNHCR-në/NKN-në. Unë ia kisha dërguar raportin tim Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-u) dhe UNHCR-së por nuk ishte bërë asgjë, nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim. Në vitin 2001, u ktheva në Kosovë dhe e realizova një hulumtim. Unë qëndroja 3-4 muaj ҫdo vit për një periudhë tre-vjeҫare dhe në vitin 2005 e botova librin tim “Dødsbrønnene i Kosovo” (Puset e Vdekjes në Kosovë).
Fakti që UNMIK-u nuk bëri gjë, e zgjoi interesimin tim për atë se si ishin trajtuar gjërat nga KB/UNMIK-u, i veshur me pushtet ekzekutiv nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të OKB-së (PSSP-ja). Kosova ishte bërë protektorat ndërkombëtar për herë të parë në histori mendoj.
Së dyti, e kisha në mendje popullin e Kosovës dhe të Serbisë. Kishin kaluar gjashtë vjet që nga lufta dhe të afërmit e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrave nuk kishin dëgjuar asgjë në lidhje me fatin e të humburve të tyre.
E dija se për shkak të mënyrës se si UNMIK-u ishte mësuar ta trajtonte përgjegjësinë e tyre të formacioneve ndaj publikut në Ballkan, nuk ishte bërë shumë për të zbuluar atë që ndodhi gjatë viteve 1998-99 në Kosovë.
Populli i Kosovës dhe Serbisë kishte nevojë të kishte të njëjtin lloj informacioni të besueshëm në mënyrë që të jetë i mundur një proces pajtimi. Nga të rinjtë shqiptarë e dija që iu mungonin informatat e asaj që kishte ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Të rinjtë në Kosovë dhe Serbi dëshironin të largoheshin nga vendet e tyre për shkak se ata nuk shihnin një të ardhme në vendet e tyre përkatëse dhe nuk kishte transparencë në procesin politik deri në masën që ata nuk e dinin se ҫfarë po ndodhte.
Për mendimin tim, Serbia duhet të përfshihet bashkë me Kosovën në një proces me qëllim të themelimit të një të vërtete të përbashkët në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë në vitet 1998-2000 dhe nga aty të kërkojë pajtim dhe falje ose shërim plagësh, siҫ tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan në qershor të vitit 1999 kur UNMIK-u e mori Kosovën nën administrim e vet.
Meqë asgjë nuk ishte bërë për ta gjetur të vërtetën, vendosa të hulumtojë atë që kishte ndodhur në Kosovë në vitet 1998-99 dhe të sugjeroj një dalje nga rruga qorre. Më poshtë mund ti shihni rezultatet.
E tëra filloi me Ndihmën e Kishës Norvegjeze (NKN) e cila më ftoi për një takim në javën e parë të vitit 1999. Në takim me NKN-në, ata e parashtruan një program emergjent që i ishte dhënë nga UNHCR-ja për ta ekzekutuar. Detyra ishte që të nxirreshin trupat e pajetë nga puset nëpër gjithë Kosovën, të identifikoheshin, t’ia raportonin UNHCR-së dhe GJND-së, të varroseshin trupat dhe të pastroheshin puset, pra që të ktheheshin përsëri në funksion. Menjëherë pas tërheqjes së personelit civil dhe ushtarak nga Kosova në qershor të vitit 1999, kishin arritur mesazhe të shumta në adresë të UNHCR-së për trupa të pajetë nëpër puse.
Fig 2.
Shumë njerëz figuronin të humbur në qershor të vitit 1999 kështu që gjetja e vendndodhjes së puseve u bë prioriteti numër një. GJND-ja dhe UNHCR e kishin lëshuar një komunikatë se të gjithë trupat e pajetë të ndërlidhur me varret masive dhe vendndodhjet tjera mund të trajtoheshin vetëm nga ekipet ndërkombëtare të mjekësisë ligjore ose ekipet ndërkombëtare të caktuara për detyra të tilla specifike.
Mësimet e marra nga tri konfliktet ose luftërat tjera në ish Jugosllavi tregonin se kjo do të ishte mënyra më e mirë në mënyrë që të shmangej çfarëdo lloj akuze nga palët e përfshira në lidhje me gjetjet.
Varret masive të regjistruara në Serbi me trupa të shqiptarëve të Kosovës të nxjerra nga varret masive në Kosovë dhe të transportuar me kamionë dhe të vendosur të në vendet e mëposhtme në Serbi në mënyrë që t’i fshihnin trupat fizike—sepse pa ta nuk do të kishte prova për krimet e kryera:
- Batajnicë
- Peruҫac
- Petrovo Selo
- Rashkë
Fig 3.
Burimet kryesore të informacionit:
Një synim kryesor në fillimin e projektit tim ishte gjetja e burimeve të besueshme të informacioneve, dosjeve dhe regjistrave, burime që askush nuk do t’i dyshonte më vonë. Sidoqoftë, KFOR-i dhe UNMIK-u u përballën me probleme të shumta për gjetjen e dosjeve dhe regjistrave në komuna dhe arkiva të krahinës. Autoritetet serbe i morën të gjitha arkivat komunale dhe krahinore kur u larguan nga Kosova në qershor të vitit 1999.
UNMIK-u, UNHCR-ja dhe OJQ-të kryesore të përfshira duhej të fillonin nga e para që të krijonin dosje dhe regjistra të besueshëm në lidhje me të vdekurit dhe të humburit si dhe të dëbuarit që ktheheshin. Për komunitetin ndërkombëtar, kjo ishte një punë e pamasë dhe që praktikisht shkaktoi shumë probleme. Më shumë se gjysma e popullatës e kishte të vështirë të identifikohej meqë atyre faktikisht i ishin vjedhur të gjitha pasuritë dhe dokumentet personale kur u detyruan që të largoheshin nga Kosova në vitet 1998-99. Kjo ishte zbuluar gjatë seancave të gjykatës së Hagës kundër udhëheqësve të regjimit të Milosheviqit dhe raportet e OSBE-së, vëllimet I dhe II e paraqesin të njëjtin model.
Këta regjistra të sapo themeluar në nivelin komunal dhe shtetëror nga UNMIK-u, UNHCR-ja, GJND-ja, OSBE-ja dhe OJQ-të e përfshira u bënë burimet kryesore për punën time:
Fig 4.
- KNKK – Personat e Humbur si pasojë e ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, botimi i
3-të në shkurt 2004. - GJND (Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi)
- ZPH/UNMIK (Zyra për Personat e Humbur dhe Mjekësi Ligjore/ UNMIK)
- QHJ, (Qendra Humanitare Juridike), Beograd, Fati i Shqiptarëve të Humbur në Kosovë (mbetjet e gjetura në varre masive në Serbi – botuar në nëntor 2005)
- OSBE, Raporti i Misionit Vëzhgues në Kosovë, Siҫ Është Parë, Është Thënë (As Seen As Told), Vëllimi I dhe II – një analizë në lidhje me zbulimet mbi të drejtatnjerëzore, botuar në nëntor 1999.
- QHJ, Beograd, Podujevë 1999, Përtej Dyshimit të Arsyeshëm (2006)
- Martinsen, Josef Puset e Vdekjes në Kosovë (2006) Unë mund kisha besim të plotë në këto shtatë burime informacioni dhe që ishin të pranuara ndërkombëtarisht, gjë që për mua ishte shumë thelbësore në nisjen e punës.
Përveҫ kësaj, unë kisha nevojë për burime shtesë dhe burime për kontrollin e cilësisë:
Fig 5.
- KMDLNJ (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Prishtinë)
- Komunat e Kosovës
- HRW (Human Rights Watch-Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut)
- GNK (Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Bruksel)
- NKPD (Nuk Ka Paqe pa Drejtësi)
- Padija e rastit nr. IT/99/37/PT në Gjykatën e Hagës 2001
- Padija e rastit nr. IT/05/87/PT në Gjykatën e Hagës 2006
- “Svedoҫanstvo o Kosovu” (Mali i Ferrit) (2003) nga Svetlana Gjorgjeviq
- Millosheviqi në Luftë dhe në Hagë (një dokumentim nga seancat dëgjimore për më shumë se tre vjet) nga Nilsen, Kjell Arild (2007) një gazetar dhe shkrimtar norvegjez.
Shtatë renditjet e para janë të ndërlidhura me vrasjet e civilëve dhe deklaratat e ndërlidhura me situatën e përgjithshme gjatë periudhës së luftës 1998-99.
Pika e tetë është një libër i shkruar nga një grua serbe që jetoi në Fushë Kosovë për pesë vjet punoi si shofere taksie nga viti 1994 deri më 1999. Përshkrimi nga ajo i asaj që ndodhi në atë periudhë e konfirmon shtypjen dhe vrasjet e përgjithshme kundër shqiptarëve të Kosovës. Për shkak të përndjekjes dhe kërcënimeve me vdekje ndaj saj pas publikimit të librit në Serbi, ajo mori azil në Norvegji.
Pika e tetë i referohet një gazetari norvegjez i cili për tre vjet i ndoqi seancat gjyqësore kundër ish presidentit Slobodan Milosheviq në Hagë. Libri i tij e jep një përshkrim të mirë të asaj që ndodhi dhe i konfirmon gjetjet në terren.
Gjetjet e mia dhe historitë mbrapa krimeve të luftës të kryera është një kontribuim në kërkim të së vërtetës në lidhje me atë që ndodhi.
Hyrje
Kjo pjesë e prezantimit tim i reflekton përvojat dhe përshtypjet e mia personale pas shumë viteve në kontakt të afërt me popullin e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. Gjithashtu i reflekton artikujt dhe raportet të bëra nga gazetarët dhe reporterët në gazeta dhe TV përgjatë viteve si dhe ngjarjet e vërteta që ndodhën.
Kjo Trilogji, mendoj, mund të jetë e përshtatshme për qëllime arsimore. Është një prezantim gjithëpërfshirës dhe kompakt duke i përdorur që të dyja, librin dhe filmin si medium. Një pikë thelbësore është themelimi i një Komisioni për të Vërtetën që do të mund t’i zgjidhte problemet në lidhje me të vdekurit dhe të humburit dhe të asaj që ndodhi.
Kam dëshirë të ndaj me ju pak për situatën në Norvegji pas Luftës së II Botërore në vitin 1945. Ne kishim shumë parti politike me njerëz që morën pjesë në luftë ose kishin qenë të burgosur lufte në Gjermaninë Naziste të cilët pretendonin se e kishin zgjidhjen për ndërtimin e një Norvegjie të grisur nga lufta, pesë vjet pas ardhjes së paqes në vend.
Sidoqoftë, politikanët shpejtë e kuptuan se duhet të përdorin ide nga të gjitha partitë politike në mënyrë që të krijonin një themel të përbashkët për rindërtimin e vendit tonë. Prandaj, për pesëdhjetë vjetët pasuese politikanët nga të gjitha sfondet politike punuan pak a shumë së bashku për të ndërtuar vendin dhe për të ndihmuar popullin. Transparenca ishte pjesë thelbësore gjatë këtyre viteve, sepse pa transparencë nuk do të mund të kishte ndonjë bashkëpunim.
Të gjithë udhëheqësit politikë mbajtën një profil relativisht të ulët dhe iu shmangën keqpërdorimit të pozitave të tyre përbrenda qeverisë dhe parlamentit për përfitim personal.
Në kontrast, për mendimin tim, politikanët në Serbi nuk bashkëpunuan me njëri tjetrin në mënyrë që të krijonin një shtet funksional. Pas regjimit të Milosheviqit ata filluan që të përplaseshin me njëri tjetrin në të gjitha nivelet, madje edhe duke shtënë në njëri tjetrin.
Nga ajo që kam përjetuar nga jashtë ishte një mungesë e transparencës dhe e hapjes, gjë që ndoshta kjo e krijoi një situatë të pasigurtë në mes të popullit. Kur politikanët mendojnë më shumë për përfitimin personal se sa për përfitimin e vendit dhe popullit atëherë përfundoni në përplasje dhe në punë kundërproduktive politike.
Shumë kohë më përpara politikanët duhej ta zgjidhnin këtë, veҫanërisht pas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në 2009 kundër regjimit të Milosheviqit.
Nëse nuk zgjidhet sot nga politikanët, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tuaj do të jenë humbësit në të ardhmen sepse nuk e njohin historinë e tyre bashkëkohore ose do ta njohin të gabuarën.
Në uebfaqen time www.kosovotrilogy.com është një sugjerim për themelimin e Komisionit të së Vërtetës për spastrimin e asaj që ndodhi në Kosovë. Kjo, mendoj unë është e vetmja mënyrë se si Ballkani mund të pajtohet në lidhje me atë që ndodhi dhe kështu të përgatitet për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tuaj.
Në 69 min. vijuese do t’ua shfaqë një film të quajtur “Procesi Pas një Lufte”, që është një film i bërë nga producenti Evald Otterstad, Produksioni Aminda , Norvegji.
Në 50 min e fundit do të përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve dhe t’u ofroj kafe.
Josef Martinsen