SITUATA AKTUALE – NJERËZIT E ZHDUKUR
Parathënie
Emri im është Josef Martinsen dhe jam norvegjez.
Në verën e vitit 1999 UNHCR (Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë), dhe NKN (Ndihma e Kishës Norvegjeze) më angazhuan për të koordinuar një program emergjent të quajtur “Heqja e trupave të njerëzve nga puset” nëpër gjithë Kosovën. Puna jonë zgjati tetë muaj dhe në mars të vitit 2000, u largova nga Kosova për në Alikante të Spanjës, ku po planifikoja të vendosesha për ta kaluar pensionimin.
Lufta në Kosovë e viteve 1998-99, zgjati 18 muaj dhe e shkaktoi vdekjen e 14,263 civilëve, të personelit policor, ushtarak dhe paramilitar:
- 63% ishin shqiptarë civilë që u gjetën kryesisht në katërqind varreza masive në Kosovë dhe Serbi
- 15% ishin serbë dhe romë civilë
- 21% ishin ushtarë shqiptarë
- 7% ishin policë, ushtarë, paramilitarë serbë dhe romë
Që nga data 24 shtator 2016 ende mungojnë 1,669 persona.
Sfondi
Mizoritë e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99, kur më shumë se dhjetë mijë civilë, gra , fëmijë dhe burra gjatë një periudhe 18 mujore u ndoqën qëllimisht, u vranë dhe u futën në varre masive. Kjo më kujton mizoritë e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve. Ishte terror i planifikuar kundër popullatës civile shqiptare, për ta pastruar etnikisht zonën nga shumica shqiptare. Përveç njësive ushtarake dhe policore ekzistonin të paktën edhe dy grupe paramilitare të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) e Serbisë të quajtura Akrepët dhe Ҫakejtë dhe përveç kësaj, një grup privat të quajtur Djajtë e Kuq (grupi i Arkanit).
Njerëzit që ende mungojnë në Kosovë
Deri me datën 24 shtator 2016 numri i njerëzve që mungojnë në Kosovë është si më poshtë:
- Shqiptarë ende të zhdukur -1.269
- Serbë, romë dhe grupet tjera etnike që ende mungojnë – 400
Këta njerëz që ende figurojnë të zhdukur nuk e kanë vrarë veten dhe për këtë arsye ka autorë dhe dëshmitarë që e dinë se ku gjenden varrezat masive me të zhdukurit.
Kryesit dhe dëshmitarët që i kanë treguar historitë e tyre:
- Akrepët
Në librin e Qendrës Humanitare Juridike “Podujeva 1999 – Përtej Dyshimit Të Arsyeshëm” në vitin 2006 përshkruan një rast pesëvjeçar të gjatë gjyqësor, ku anëtarët e një grupi paraushtarak të quajtur Akrepët ishin akuzuar dhe dënuar për vrasjen e shqiptarëve civilë në një oborr të pasmë në Podujevë. Njëri nga anëtarët e këtij grupi Akrepët dha deklarata në lidhje me aktivitetet në Kosovë që e ka bërë kërdi dhe e ka shkaktuar një gjendje terrori në mesin e civilëve shqiptarë.
- Çakejtë
Në filmin dokumentar “Të Paidentifikuarit” të bërë nga BIRN NEWS një ish-anëtar i grupit Çakejtë është intervistuar në lidhje me përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë. Dëshmia e tij i konfirmon veprimet tragjike që ishin planifikuar ndaj shqiptarëve civilë.
Ne po kërkojmë informata për kryesit dhe dëshmitarët në lidhje me varrezat masive ende të pagjetura.
Nëse dini diçka në lidhje me varrezat masive të cilat ende nuk janë gjetur na kontaktoni në: